Lirohet nga burgu Florenc Çapja/ Gjykata pushon për herë të tretë çështjen për atentatin kundër Fadil Memës

Tomor Kullolli, gjyqtari i Elbasanit ka vendosur të pushojë cështjen penale kundër Florenc Çapjas, të akuzuar për tentativën e vrasjes së Fadil Memës dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake. Kjo është hera e tretë që Florec Çapja i shpëton drejtësisë shqiptare për këtë ngjarje, pasi gjykata ka argumentuar se kjo cështje nuk ka provat e mjaftueshme për të hyrë në proces gjykimi. Vendimi është marrë në seancë paraprake të gjykimit, aty ku prokuroria e Elbasanit kërkonte që gjykata të miratonte kërkesën për gjykim dhe të fuste dosjen për gjykim. Por e kundërta ka ndodhur, pasi gjyqtari Kullolli ka pranuar kërkesën e avokatëve mbrojtës të Florenc Çapjas, duke vendosur pushimin e cështjes për shkak se disa herë kjo dosje ishte hetuar dhe në fund ishte pezulluar. I kontaktuar nga ReportTv avokati i Florenc Çapes, Neshat Fana konfirmoi lirimin nga qelia në mesditën e kësaj të mërkure ku sipas Fanës u pushua për herë të tretë akuza ndaj klientit të tij.

Me këtë vendim gjyqtari Kullolli ka urdhëruar policinë të urdhërojë menjëherë lirimin e Florenc Çapjas, megjithëse ky i fundit nuk ishte prezent në gjykatë. Nëpërmjet këtij vendimi Çapja ka vulosur cështjen penale kundër tij, që është rihapur për tre herë me radhë. Tashmë prokuroria e Elbasanit do apelojë vendimin dhe pritet që në ditët në vijim do jetë gjykata e Apelit ajo që do vendosë nëse gjyqtari i shkallës së parë Tomor Kullolli, ka ose jo të drejtë. I njëjti gjyqtar në një proces tjetër penal atë të Shkelzen Hasanpapaj, ka vendosur të dënojë me 10 vite burgim këtë të fundit nga 22 të kërkuara nga prokuroria, për akuzën e Vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Bledar Muçës dhe Florenc Çapjas në qendër të Elbasanit.

Etja për të eliminuar fizikisht Fadil Memën, ka ardhur pasi në Elbasan është vrarë Sokol Çapja në dhjetor të 2005. Sokoli dhe Dritan Sheme, një killer me pagesë dhe mik nga ana e gruas me Fadilin, urdhërohet nga Çapja të vrasi Rezart Çelën në Elbasan. Kontrata e vdekjes ishte dakordësuar mes Shemes dhe Sokol Çapjas për 30 mijë euro, ku si parapagesë është bërë fillimisht shuma 15 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër pasi të ishte çuar deri në fund porosia, vrasja e Rezart Çelës. Sheme, si një killer profesionit, ekzekuton në tetor 2005 Rezart Çelën, dhe pas disa ditësh paraqitet tek Sokol Çapja, për të kërkuar diferencën prej 15 mijë euro.

Mirëpo Sokoli, pasi u lirua nga konflikti për makinetat e lojrave të fatit që kishte me Rezart Çela, ka hyrë në një gjendje euforie dhe nuk donte t’ia jepte kusurin e shumës së rënë dakord me Dritan Shemen. Mes killerit me pagesë Sheme dhe Sokol Çapja, mes dy shokëve dhe mes dy njerëzve që kishin përgatitur vrasjen e Çelës, hapet një konflikt i ri, ku pati disa tentative vrasje nga të dyja palët. Në këtë konflikt hyri spontanisht dhe pa dashje Fadil Mema, ish-efektiv i policisë rrugore Elbasan, i cili teksa kishte shkuar tek lokali i Çapjave  “Univers”, për të festuar 50-vjetorin e ditëlindjes, u ndesh me veton dhe rezistencën e Sokol Çapjas, që njeriu Dritan Sheme që ishte përfshirë në listën e të ftuarve të Fadil Memës, nuk duhet të ishte në atë lokal. Më tej konflikti mes Shemes dhe Sokol Çapjas u përshkallëzua. Më 26 dhjetor 2005, Sokol Çapja ka qenë në lokalin “Acuario” në qytetin e Elbasanit, i shoqëruar nga dy vajza, Juliana Jolla e Marsela Beqo.

Rreth orës 19:00, papritmas në lokal janë futur tre persona me maska, të armatosur dhe pasi kanë bërtitur “…largohuni…”, janë drejtuar te tavolina ku ishte Sokoli dhe e kanë qëlluar atë me armë zjarri me breshëri. Pasi Sokoli është rrëzuar në tokë, ata janë larguan me një makinë “Golf 3” në një rrugicë ku ndodhet “Tv Skampa”. Sokol Çapja është ndihmuar nga Ermal Tafaj dhe Gentian Likrama që të dërgohej në Spitalin e Elbasanit, por ka gjetur vdekjen rrugës. Vrasja e Sokol Çapjas ka sjellë tërbimin e anëtarëve të fisit Çapja, të cilët pas kësaj vrasje vendosin të hidhen në sulm. Në atë periudhë policia shpalli në kërkim Dritan Shemen, ndërkohë arrestoi dy bashkëpuntorët e tij Gentian Beqirin dhe Armando Hasanin. Ndërkohë mllefi i fisit Çapja ishte shtuar dhe kërkonin shpagim tek Fadil Mema, njeriut të cilit më vonë pas goditjes me 11 plumba i kanë kërkuar falje.

Sipas dëshmisë së Fadil Memës, më 30 janar 2006 së bashku me vëllezërit dhe kunatin e tij Ardian Ibrahimi ka shkuar tek një komshi për ngushëllim. Rrugës në kthim ka parë një deputet të asaj kohe në Elbasan, që ishte në shoqërinë e Kujtim Hazbiun, me të cilët u përshëndetën. Pas një ose dy minuta dëgjoi kunatin e tij Ardianin që të bërtasë “…na vranë…”. Në këto moment ka parë një person të veshur me kombinoshe, që në dorë mbante një automatik me silenciator dhe në një distancë të afërt dy apo tre metra ka qëlluar në drejtimin e Fadilit, duke i shpuar pardesynë. “…në këtë moment e pashë që i ngeci automatiku dhe e pashë që po e mbushte sërish dhe e njoha që ishte Florenc Çapja. Në këtë moment i kam thënë “...o Lenci çfarë borxhi ju kam, çfarë ju kam bërë…ndërkohë ai më shau dhe më tha do të masakrojmë dhe e mbushi sërish armën….”

Ndërkohë Ardiani filloi ta qëllojë me gurët e rrugës, dhe Florenci e qëlloi me breshëri. Në këtë moment Fadil Mema tregon se Florenc Çapja, e ka qëlluar sërish në ikje e sipër Fadilin, ku një plumb e ka kapur në këmbë dhe e ka rrëzuar në derë të shtëpisë. Tek shtëpia e tij, ka marë një pistoletë “Mauzer” dhe ka qëlluar në drejtim të Florencit,disa herë për tu vetëmbrojtur pasi po afrohej të më vriste, tregon ai. Në rrobat e mia të trupit kam konstatuar 11 vrima të shkaktuara nga plumbat. Po këtë ditë mora vesh se ishte ndaluar nga policia e Elbasanit Florenc Çapja. Fadil Mema, megjithëse u largua nga Elbasani dhe u zhvendos në Itali, nuk mundi ti shpëtojë sagës së vrasjeve seriale pasi në u ekzekutua disa vite më vonë në Itali.

Vendimi për pushimin e çeshtjes

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Martha: 20/11/2019 22:47

    Ah Enver Enver djali, çoju o bir Enver djali se tu shkaterrua vendi qe aq shumë e deshe, ngrihu të pastrosh mu tërinë!

    Përgjigju
  • Latifi: 20/11/2019 22:37

    Shtet i degjeneruar bajgë , prandaj duan të ikin gjith shqiptaret. E kthyen ate vend ne shtetin e horrave

    Përgjigju
  • Timi: 20/11/2019 18:12

    Me varje ne mes te elbasanit i gjithe drejtimi i gjykated elbasan

    Përgjigju
  • spider: 20/11/2019 17:46

    Te lumt pushka o Zotni

    Përgjigju
  • Bleta: 20/11/2019 16:26

    E paska marr thesin me euro gjykatesi

    Përgjigju
  • Toti: 20/11/2019 15:33

    Nk I hy gjemb ne kembe ktyre capjave. Po pse kaq frike I ka shtetit kta?

    Përgjigju
    • elbasan: 20/11/2019 17:22

      hajde ti po qe kd merru

  • Populli: 20/11/2019 15:00

    Në kokë të gjyqtarit herë tjetër...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Anastas Janullatos, engjëll apo djall? Esencë-Report Tv

Anastas Janullatos, engjëll apo djall? Esencë-Report Tv