Ceshtja 'Seseri' zgjidhja
votohet sot ne Kuvend

TIRANE- Vec votimit për anëtarin e ri të KLD, Kuvendit pritet të marrë sot edhe një vendim tjetër të rëndësishëm, përmes së cilit do të zgjidhet ngërçi ligjor për mandatin e deputetit socialist, pas dorëheqjes së Rudina Seserit. Pritet që sot Kuvendi të miratojë një raport të përbashkët të dy forcavë kryesore politike PD dhe PS për këtë cështje. Dje në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve u theksua se raporti do të përgatitet nga demokrati Viktor Gumi dhe socialisti Damian Gjiknuri. Raporti përfshin që Kuvendi të njohë vendimin e kreut të bashkisë së Fushë-Krujës, Gjon Bardhi, i cili ka refuzuar mandatin e deputetit. Pas votimit sot në Kuvend, ky vendim do t’i paraqitet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që të mandatojë emrin pasues në listën e PS, Edison Konomi. Ndërkaq në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Rregullores dhe Imuniteteve, u ra dakord që ky precedent, të gjejë zgjidhjen e duhur në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që të mos përsëriten më situate të tilla.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave