TIRANË, 2 Tetor/ATSH/- Përmes karikaturave dixhitale, pesë artistë suedezë sollën problemet e klimës dhe ndryshimet e saj në botë.
Me mesazhin për një sensibilizim më të madh ndaj mjedisit, Ambasada Suedeze ka çelur në Berat një ekspozitë e cila përmban vepra kushtuar problemeve të ngrohjes globale, çështjeve të mjedisit, rëndësisë së natyrës për jetën e njeriut etj.
Veprat janë realizuar nga artiste suedezë dhe ekspozita u mbështet nga ambasada e Suedisë dhe Bashkia Berat. Patrik Svensson, i ngarkuari më punë i Ambasadës së Suedisë në Shqipëri, u shpreh se çështjet e mjedisit i përkasin të gjithëve si në Shqipëri apo në Suedi dhe kudo pasi problemet janë të dukshme dhe ajo çfarë duhet të bëhet është ndërgjegjësimi.
Jemi shumë të kënaqur sot që jemi në qytetin e Beratit dhe po ashtu ndihemi mjaft të gëzuar për bashkëpunimin që ambasada suedeze ka me Bashkinë e qytetit për të sjellë sot këtu ekspozitën "Të përballesh me klimën", tha Svensson.
Më pas artit të tyre ju bashkuan dhe artistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët sollën këndvështrime të reja, mbi atë se çfarë po ndodh me faktorët klimaterik duke bërë thirrje për të nxitur reagimin e shoqërisë, për sensibilizimin mbi problemet aktuale të mjedisit./a.gegvataj/
/Shqiptarja.com