KORÇË - Me fillimin e aksionit të kompanisë ÇEZ- Shpërndarje për ndërprerjen e energjisë elektrike për debitorët, rreth 50 subjekteve private në rrethin e Korçës u është ndërprerë sot energjia elektrike.
Sipas drejtorit të ÇEZ-Shpërndarje për rrethin e Korçës, Agim Pili, janë rreth 140 subjekte të cilët, nga mosshlyerja e faturave të energjisë, i detyrohen shtetit 2 milion lekë. “Tolerim nuk do të ketë për asnjë subjekt ka deklaruar Pili.
“Aksioni i Task-Forcës, do të presi energjinë për të gjitha subjektet private dhe familjarët që rezultojnë debitorë ndaj kompanisë. Nuk do të ketë asnjë tolerim. Aksioni do të vazhdojë, kryesisht do të ndalemi tek bizneset, pasi nga sa kemi evidentuar, ato rezultojnë me 30 deri në 40 fatura të papaguara”, tha drejtuesi i kësaj kompanie”, tha drejtuesi i kompanisë në Korçë.
Në rrethin e Korçës, janë rreth 140 subjekte private që nuk kanë paguar energjinë elektrike dhe shuma financiare e papaguar shkon deri në 1.5-2 milion lekë për çdo biznes. “Ne do të vazhdojmë edhe me lidhjet e paligjshme, të cilat i kemi evidentuar dhe hap pas hapi do ti eleminojmë të gjitha pa përjashtim.” është shprehur Pili.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com