CEZ-DIA/ Ismailaj: Dënim politik 
bëra punën, zbatova marrëveshjen

CEZ-DIA/ Ismailaj: Dënim politik <br />bëra punën, zbatova marrëveshjen<br /><br>
Kastriot Ismailaj, administratori i kompanisë “DIA” që akuzohet për aferën 5 milion euro CEZ-DIA është dënuar me 11 vite burgim nga Gjykata e Tiranës. Seanca e 46 e këtij procesi në Gjykatën e Tiranës, me kryesuese gjyqtaren Vjollca Spahiun dhe anëtarë Martin Deda dhe Bedri Qorri, ka zgjatur tre orë e 45 minuta.

Gjyqtarja Spahiu lexoi vendimin, duke deklaruar fajtor dhe dënuar me 11 vite burgim Kastriot Ismailaj, për akuzat e “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.Në seancën e djeshme Ismailaj mbrohej vetëm nga avokatja kryesisht e caktuar nga vetë gjykata e Tiranës, pasi dy mbrojtësit e zgjedhur prej biznesmenit Ismailaj, Alban Qafa dhe Vladimir Meçi, nuk kishin preferuar të ishin të pranishëm në këtë proces.

Avokatja e zgjedhur kryesisht ka paraqitur dhe 35 faqe konkluzjone për mbrojtjen e Ismailajt dhe pas dëgjimit të pretendimeve të saj, gjykata vendosi të dënojë me 11 vite burgim Kastriot Ismailajn si dhe të urdhërojë që shumat financiare prej afro 5 milion euro të sekuestruara në llogaritë bankare të Ismailajt, të konfiskohen dhe t’i kalojnë në administrim buxhetit të shtetit.

Shumat e konfiskuara, të gjetura në disa llogari bankare, janë 3,215,176 dollarë, 938.868 dollarë, 452 160 euro, 1028 euro si dhe 12 360 000 lekë. Më herët prokurorja Antoneta Sevdarasi në pretencën e saj, i kërkoi gjykatës dënimin e Ismailajt me 15 vite burgim. E kontaktuar nga “Shqiptarja.com” prokurorja Sevdarasi u shpreh se ishte e kënaqur me vendimin e gjykatës së Tiranës dhe se pasi të njihet me argumentimin do të vendosë ose jo për apelimin e tij. Ndërkohë avokatët mbrojtës konfirmuan për “Shqiptarja.com” se vendimin e shkallës së parë do e apelojnë, duke kërkuar pafajësi.

Ismailaj: Dënim është politik
Në sallën e gjyqit ishte i pranishëm Kastriot Ismailaj, i cili pas dënimit nga gjykata tha se procesi ishte tërësisht politik, veprimet e prokurorisë kanë qënë të ndikuara nga politika dhe se ai ishte dënuar për një punë kontraktuale që kishte kryer konform ligjeve. Nga provat e administruara gjatë gjykimit të këtij proçedimi penal rezultoj plotësisht e provuar, se i pandehuri Kastriot Ismailaj, nёpërmjet gënjeshtrës dhe paraqitjes së dokumentave fiktive, në bashkëpunim me të bashkë të pandehurit e tjerë ka krijuar një mekanizën të tërë fiktiv, nëpërmjet të cilit ka bërë të mundur vjedhjen e shumës 649, 803, 520 lekë, nga shoqëria “Çez Shpërndarja”, në vitet 2010-2011.

Një pjesë të parave të  vjedhura me anё tё mashtrimit nga shoqëria “Çez Shpërndarja”, i kanë kaluar subjekteve të tjera me fatura fiktive për punë apo shërbime të cilat nuk rezultojnë të jenë kryer,janë përdorur apo investuar(si psh vendosja nё depozitё) nga i pandehuri Kastriot Ismailaj. Gjithashtu i pandehuri Kastriot Ismailaj ka kryer  transaksionet financiare nё shoqёrinё "Adriatic Development Corporation ltd” sh.pk, me qëllim për të fshehur dhe mbuluar  natyrën e paligjshme të parave pёr tё cilat arrihet nё konkluzionin që vijnë nga veprimtari tё paligjshme kriminale.

Ai duke i copëzuar shumën e transferuar në këtë shoqëri (kryerjes së transfertave në shuma të vogla) ka kryer transferimin e këtyre parave me qëllim fshehjen dhe mbulimin e origjinës së tyre të paligjshme.

Ismailaj: Ti bëj letrat të tjerat mendoj unë
I pyetur rreth fakteve objekt hetimi shtetasi Elvis Mataj me detyrё drejtor ekzekutiv pranё DIA ka deklaruar në gjykatë se: “…DIA ka arritur numrin maksimal tё stafit prej 115 personash nё muajin dhjetor tё vitit 2010. Nga tё cilët mbi 20 veta ishin pjesё e administratës nё qёndёr dhe pjesa tjetër drejtues dhe punonjës terreni, por ata nuk morën as makina as karburant, as mjete pune.

Nё dy muajёt e parё disa nga punonjёsit punuan me automjetet karburantin dhe mjetet dhe paisjet e tyre, me idenё e kompesimit tё mёvonshёm, por kjo nuk ndodhi asnjёherё. Numri simbolik i punonjёsve, mungesa totale e logjistikёs, mungesa e urdhёrave dhe udhёzimeve e metodologjisё sё punёs nga drejtoria qёndrore e Dia-se, nuk justifikonin nё asnjё mёnyrё dhe anjё rrethanё realizimin e detyrimit qё ishtё marrё pёrsipёr tё kryhej nga DIA…”.

Nё vazhdim tё deklarimit tё tij ky shtetas ka shpjeguar se: “…Kastriot Ismailaj donte vetёm tё prodhonte letra si provё pёr tё justifikuar punёn e identifikimit tё debitorёve por jo tё kishte si synim qё tё bёnte ndonjё pёrpjekje pёr tё identifikuar debitor e mbledhur borxhe apo tё shpenzonte para pёr kёtё qёllim…”. Ai disa herё pёrcolli tek unё mesazhin: “…Ti prodho letra dhe pёr pjesёn tjetёr merren unё…”.

E-mailet: Si kordinoheshin Ismailaj-Hejsek
Sipas prokurorisë së Tiranës i pandehuri Josef Hejsek,njoftonte   tё pandehuritn Kastriot Ismailaj, për çcdo shkresë që vinte nga Prokuroria e Tiranës. Në vitin 2011, mbi dyshimet e ngritura nga organet ligjzbatuese, Prokuroria filloi verifikimet mbi paratë e përfituara nga shoqëria “DIA” që kishin si burim shoqërinë “Cez Shperndarje”.

Në këtë kuadër, Prokuroria dërgoji një kërkesë në CEZ, për marjen e informacionit tek shoqëria “Cez Shpërndarje”. Josef Hejsek, menjëherë kërkesën e bërë nga Prokuroria e Tiranës, ia dërgoji me e-mail Kastriot Ismailaj duke i kërkuar që ai ta verifikonte kërkesën. Ai i premtoi Kastriotit se ata do të proçedonin me kthimin e përgjigjes nё Prokurori vetëm atëherë kur ata të binin dakort së bashku.

Gjithashtu Prokuroria nisi një kërkesë të dytë atë me nr.2700 prot datë 20.05.2011, në të cilin kërkonte të dhëna mbi transaksionet financiare dhe arsyet e ketyre transaksioneve. Josef Hejsek kreu të njëjtin veprim  përsëri informoi Katriot Ismailaj me email-in e datës 1 qershor 2011 ora 5:18 minuta,duke shkruar: “Kjo kërkesë e re sot. Kush është opinioni juaj. Unë mendoj se nuk kemi shumë për të fshehur tani.

Ata mund të vijnë dhe të sekuestrojnë kontratën dhe mund të kërkojnë më shumë dhe ky nuk është qëllimi ynë…”. Kastriot Ismailaj në bashkёpunim me të pandehurin Josef Hejsek ka paraqitur para kёshillit Mbikqyrёs tё shoqërisë “Cez Shperndarje” një sërë faktesh të pavërteta( të gënjeshtra). Paraqitja e këtyre të dhënave ka bërë të mundur miratimin e kontratës, me qёllim justifikimin e kalimit tё parave për një punë e cila nuk u krye, sepse palёt nuk patёn asnjёherё si qёllim kryerjen e punёs por vetёm vjedhjen e parave.

Kërkesa e Prokurorise së Tiranë:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda” dhe dënimin e tij me 10 vjet burgim;

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Kastriot Ismailaj per veprën penale të “pastrimti të produktreve të veprës penale” dhe denimin e tij me 8 vjet burgim;

3. Nё bashkim tё dёnimeve i pandehuri Kastriot ismailaj tё dёnohet me 15 vite burgim;

4. Shuma 3,215,176 $ dhe 451.132 Euro të sekuestruara dhe 938.868 $, 1028 Euro si dhe 12.360.000 lek, pranë Bankës Venetto, nё llogaritё e shoqёrisё “Adriatic Development Corporation Ltd” me NIPT K71319002B tё konfiskohen dhe tё kalojnё nё favor tё shtetit.

tabelat kastriot ismailaj

tabelat kastriot ismailaj

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT