KUFIZIMET E ENERGJISË SOT, 2 PRILL 2014
Në datën 2 prill 2014 nga ora 10:00 deri ne 14:00, energjia do të stakohet në nënstacionin Bajram Curri i Ri e si rrjedhim, do mbeten pa energji bashkia e Bajram Currit dhe komunat Tropojë, Mergegaj, Llugaj, Bujan dhe Bytyç.
Nga ora 09:00 deri në 13:00, energjia do të stakohet dhe në nënstacionin Shkodra 2 e për pasojë, komunat që do të kenë kufizim të energjisë do të jenë: Oblik, Bërdicë, Dajç, Velipojë dhe Velipojë Plazh.
Nga ora 09:00 deri në 13:00 do të stakohet nënstacioni Laç 2 e si rrjedhojë, do mbeten pa furnizim me energji, lagja nr. 6 në Laç dhe fshatrat Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Skuraj dhe Gallatë.
Sot, nga ora 10:00 deri në 13:00 do të stakohet edhe nënstacioni në Fushë-Kuqe, që do të lërë pa furnizim me energji në këtë interval, hidrovoret e Drojës dhe Shllinzës.
KUFIZIMET NE DATEN 3 PRILL
Në datën 3 prill 2014, nga ora 09:00 deri në orën 13:00, energjia do të stakohet në nenstacionin Shkodra- 1, si masë sigurie për punimet që do të kryhen në Transformatorin e fuqise T-2.
Si pasojë do të ketë kufizime të energjisë në Shkodër tek lagja “Tre heronjtë”, “Skënderbek”, “Rus”, Ish-Uzina e Telave, F.N.SH, subjekti privat “Adelchi”, spitalet, fshatrat Dobraç, Shtoi i Ri, Shtoi i Vjetër, Grudë, Guci, Boriç, Hot i Ri, Mes, Drisht, Prekal dhe Kir.
Nga ora 09:00 deri në 13:00 do të stakohet energjia edhe në nenstacionin Laç-2. Zonat që do të kenë kufizim të energjisë do të jenë: Bashkia dhe Prefektura në Laç, spitali dhe fshatrat Milot, Mali i Bardhë, Shotë, Skuraj, Shullaz, Fushë- Shullaz , Fushë Milot.
Nga ora 09:00 deri ne 13:00 do të stakohet edhe nënstacioni i Rubikut e zonat që do të kenë kufizime do të jenë: qyteti i Rrëshenit, komuna Kthelle me fshatrat Kalanjan, Gziq, Nderfan, Tarazh, Prosek, Lurth, Shtreze, Nderfushas, Shtanë si dhe komunat Kaçinar, Kashnjet dhe Ungrej.
KUFIZIMET NE DATËN 4 PRILL
Në datën 4 prill 2014, kufizimet e pjesshme të energjisë elektrike do nisin nga ora 10:00 deri në 13:00 nga nënstacioni Bushat i Ri, si masë sigurie për punimet që do të kryhen në çelësin 110 kV dhe thikat 110 kV.
Po ashtu, energjia do stakohet edhe në nënstacionin e Fushë Kuqes e si rrjedhim, pa energji elektrike gjatë këtij intervali do të mbeten hidrovoret e Drojës dhe Shllinzës.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)