CEZ, ekip ekspertësh britanikë
për të zgjidhur situatën në Shqipëri
CEZ i përgjigjet pozitivisht qeverisë shqiptare duke ndërrmarrë ndryshime në pozicionet e Bordit të saj Mbikëqyrës dhe Bordit të Drejtorëve të CEZ, nëpërmjet sjelljes së ekspertëve të pavarur nga SCHINDLERS, një kompani me bazë në Britaninë e Madhe.
TIRANE - Grupi CEZ njoftoi se ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht qeverisë shqiptare duke ndërrmarrë ndryshime në pozicionet e Bordit të saj Mbikëqyrës dhe Bordit të Drejtorëve të CEZ Shpërndarje, nëpërmjet sjelljes së ekspertëve të pavarur nga SCHINDLERS, një kompani me bazë në Britaninë e Madhe dhe me përvojë të gjatë në negociatat strategjike.
Kompania kërkon që nëpërmjet këtij veprimi të ndihmojë ne çtensionimin e mënyrës së deritanishme të komunikimit dhe gjithashtu të jetë e dobishme në ndërmarrjen e të gjitha hapave të nevojshëm për të zgjidhur situatën në Shqipëri.
Avokatët me përvojë do të luajnë rolin e ndërmjetësve të pavarur dhe do të përpiqen për të zgjidhur çështjet në fjalë, të cilat janë më tepër të një kuadri ligjor, se sa të një natyre biznesi. Në këtë vazhdë, të premten me datë 5 tetor 2012, në Mbledhjen e Përgjithshme të CEZ Shpërndarje, do të paraqitet kërkesa për strukturën e re të anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës dhe për një reduktim të numrit të anëtarëve të këshillit mbikëqyrës, nga 6 persona në 3 si dhe atë të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve nga 3 persona në 1.
Të gjithë këta ekspertë do të marrin detyra të vecanta dhe qëllimet përkatëse në këtë Mbledhje të Përgjithshme të CEZ Shpërndarje.
Aktivitetet operacionale dhe struktura organizative e CEZ Shpërndarje nuk preken nga ndryshimi në organet statutore dhe kompania është e angazhuar për të ofruar furnizim të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë klientët e saj të rregullt.
Organet statutore të CEZ Albania (qendra e përbashkët e shërbimit dhe njësia e menaxhimit) nuk preken nga ndryshimet dhe pjesëtarët e tyre së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm për vendin janë të angazhuar për të punuar së bashku me SCHINDLERS për të stabilizuar situatën në Shqipëri, njofton CEZ.
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
38.4%
-
Jo
52.5%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 1736
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Politikanët shqiptarë që provuan burgun, arrestimin dhe prangat!
25 Nëntor, 20:13
-
Media: Netanyahu pranoi armëpushimin në Liban nga frika e "ndëshkimit" të Biden në OKB
25 Nëntor, 20:01
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Rritet çmimi i apartamenteve në Korçë dhe Pogradec, deri në 1 mijë € metri katror! Agjenti imobilar: Kërkesa të larta nga Tirana e Durrësi! S’mbetet pas as diaspora
25 Nëntor, 19:48
-
'Varri i Enverit dridhej nga demonët! Ushtarët që e ruanin përfunduan në çmendinë', Visar Zhiti: Pse Ramizi dhe Nexhmija e çuan Nënë Terezën te ish-diktatori?
25 Nëntor, 19:36
-
E rëndë në Maliq, mjeti bujqësor përmbyset në rrugën e Moglicës, vdes 61-vjeçari që drejtonte zetorin (EMRI)
25 Nëntor, 19:18
-
Fier/ Një grua gjendet e plagosur rëndë anash rrugës, vdes më pas në spital! Dyshohet se u aksidentua nga një mjet, hetime për drejtuesin
25 Nëntor, 19:10
-
Tronditet Turqia/ 33-vjeçari vret prindërit, gruan, fëmijën, 3 të tjerë dhe veten
25 Nëntor, 19:06
-
Operacioni i SPAK në Elbasan, Ngjela në Report Tv: SPAK në veprim, kriminaliteti i rritur te moshat e vogla! Berisha me regjim burgu, s’ka njerëz për të bërë revolucion
25 Nëntor, 19:01
-
Meta në burg, ‘mobilizon’ partinë më 6 dhjetor në protestë para SPAK! Letër PL: Të ngrihemi kundër narkodrejtësisë
25 Nëntor, 18:56
-
Kryeparlamentarja Spiropali dhe 20 homologe nënshkruajnë deklaratën e përbashkët 'Kthejini Zërin Grave Afgane': Nuk do i braktisim kurrë, mbrojtje nga regjimi Taleban!
25 Nëntor, 18:45
-
Me lot në sy, babai i Martinit i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit (VIDEO)
25 Nëntor, 18:45