CEZ Group: Jemi në
negociata me shqiptarët

CEZ Group: Jemi në<br />negociata me shqiptarët
TIRANE- Grupi çek CEZ, kompania-mëmë e pronares së ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, deklaroi dje se po zhvillon bisedime me autoritetet shqiptare, për të gjetur një skemë kompensimi financiar, në mënyrë që të shmanget vazhdimi i procesit të arbitrazhit. Të dyja opsionet janë të hapura, tha ai, si vazhdimi i gjyqit ndërkombëtarë të arbitrazhit, ashtu edhe gjetja e një sgjidhjeje të kënaqshme për të dy palët.

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri deklaroi pak ditë më parë se CEZ-i, aktualisht nën administrim shtetëror, mund të shtetëzohet, për të kaluar më pas sërish në proces privatizimi.
Grupi CEZ bleu operatorin e shpërndarjes nga qeveria shqiptare në vitin 2008. Në janar 2013, Enti Rregullator i hoqi licencën CEZ-it për shkak të mosplotësimit të kushteve të marrëveshjes së privatizimit, duke e marrë kompaninë në administrim, ndërsa pronësia vazhdon të mbetet e çekëve.

Shkrimi u publikua sot (5.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç