Në njoftim thuhet se 'CEZ Group" po konsideron shitjen e 76 për qind të aksioneve që zotëron në rrjetin shqiptar të shpërndarjes dhe fton blerësit e interesuar që të shprehin zyrtarisht interes brenda datës 15 janar në orën 12.
Sipas njoftimit investitorët e interesuar duhet të paraqesin informacion të hollësishëm mbi kompanitë përbërëse në rastin se janë një konsorcium, aktivitetet e tjera të biznesit që ata zotërojnë, garancitë financiare për blerjen e mundshme të CEZ-it dhe çdo shqetësim apo paqartësi që mund të kenë në lidhje me procesin.
Pas përfundimit të kësaj faze fillestare, CEZ njofton se do të vërë në dijeni kompanitë e interesuara me hapat e mëvonshëm të procesit. Pas konfliktit të gjatë me qeverinë shqiptare CEZ ka paralajmëruar edhe më parë se do të shesë aktivitetin e saj në Shqipëri. Fjala është këtu për të shitur asetet e saj, ndërkohë që aktiviteti i shpërndarjes do të kontrollohet nga shteti.
(G.K/Gre.M/Shqiptarja.com)