“CEZ kërkon të drejtën e saj për kompensim në bazë të një marrëveshjeje të bërë midis Republikës Çeke dhe Republikës së Shqipërisë për të mbështetur dhe mbrojtur në mënyrë reciproke investimet e tyre, e cila parashikohet edhe në Traktatin e Kartës së Energjisë, i cili përcakton bashkëpunimin ndërkombëtar në sektorin e energjisë te cilin e kanë nënshkruar të dy vendet”, thuhet në njoftimin e CEZ Group në Pragë.
Kompania çeke CEZ privatizoi sistemin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri, në vitin 2009, kundrejt një pagese prej 102 milionë eurosh për 76 për qind të aksioneve.
Por në Shqipëri kompania çeke u trajtua negativisht, deri në heqjen e licencave nga ERE, me argumentin se kishte shkelur kushtet e kontratës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)