CEZ Group shprehet i kënaqur
për marrëveshjen me qeverinë

TIRANE-  “Unë e konsideroj marrëveshjen e negociuar me qeverinë shqiptare si një sukses, sepse ne do të sigurojmë fonde shumë më shpejt dhe nuk do të duhet të presim disa vite për rezultatet e procedurave të arbitrazhit. Marrëveshja është hartuar në mënyrë që kompensimi financiar të garantohet nga një bankë e njohur evropiane”.

Është shprehur kështu dje në Pragë Daniel Benesh, drejtor i përgjithshëm i kompanisë CEZ dhe kryetar i bordit, pas lajmit për përfundimin e negociatave dypalëshe, sipas të cilave kompania shqiptare e shpërndarjes do t’i paguajë pronares aktuale CEZ 95 milionë euro në disa vite në shkëmbim të kthimit të aksioneve të blear disa vite më parë. “Është qartazi një lajm pozitiv. Një marrëveshje është më mirë se arbitrazhi. Nuk është e sigurt nëse Shqipëria do të vepronte në përputhje me rezultatin e arbitrazhit nëse ajo e humbiste këtë cështje” deklaroi edhe analisti çek Bohumil Trampota.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën