"CEZ" i kalon shtetit, Gjiknuri:
Do rihapim privatizimin

Do rihapim privatizimin">
TIRANE - Kompania e shpërndarjes së energjisë "CEZ" do të jetë publike për të pasur një administrim më të mirë, deri në një riprivatizim. Lajmin e ka bërë publik Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, i cili ka pranuar faktin se deri tani, kompania "CEZ Shpërndarje" ka qenë me humbje dhe me mungesë likuiditeti, gjë për të cilën i është dashur shtetit që të mbulojë deficitet dhe borxhet e saj.
 
Sipas Gjiknurit, çdo vit kompania CEZ humbet mbi 200 milionë dollarë vetëm nga vjedhja e energjisë.

"Gjëja e parë e rëndësishme është reduktimi i humbjeve që në muajin shkurt, arriti në 6%. Arkëtimet kanë një rritje nga 3.2 miliardë lekësh në shkurt të vitit 2013, në 3.8 miliardë në shkurt të këtij viti. Është një tregues domethënës që janë gati 6 milionë dollarë të mbledhura më shumë. Për të luftuar vjedhjet e energjisë, masat e ndërmarra do të jenë të ashpra që nga ndërprerja e shërbimeve për konsumatorët debitorë, deri tek dënimi me burg", tha Gjiknuri.

Administratori i CEZ, Arben Seferi, tha se gjendja financiare e instituciont në fillimet e tij ishte tepër e rëndë, ndërkohë që mbi 32 mijë ankesa ishin të pazgjidhura. Sipas tij CEZ ishte në gjendje të mjeruar dhe faturistët nuk dilnin në terren, por i faturonin abonentët nga shtëpia. Seferi tha se tashmë arkëtimet janë rritur ndjeshëm, vetëm në shkurt 18.1 % më shumë se shkurti i vitit 2013.
 
Këto deklarata u mbajtën sot gjatë analizës vjetore të punës së kompanisë "CEZ Shpërndarje". Bashkë me ndryshimin e administrimit të CEZ, qeveria po ndërmer një sërë reformash në sektorin energjetik, për të ulur humbjet dhe rritur arkëtimet.

Redaksia Online
(e.s/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç