Agjencia e lajmeve REUTERS thekson se duke filluar nga gushti, sipas kësaj deklarate, dega shqiptare do të rrisë importin për të përballuar rritjen e konsumit në vend, në kushtet e perspektivës së ardhjes së motit të ftohtë.
CEZ ka specifikuar se do të kalojë në një import prej 350 megavatorësh në muaj, nga 100 megavatorë për muaj që është aktualisht.
“Vendimi është marrë si një hap i parë nga CEZ dhe autoritetet shqiptare për të stabilizuar situatën e energjisë në Shqipëri”, shtohet në deklaratë, ku shtohet se kompania mëmë ka vendosur të japë më shumë fonde për të siguruar një furnizim të pandërprerë me energji elektrike për konsumatorët në vend.
Sipas CEZ-it, kompania ka kontratë për të importuar energji për të përballuar humbjet në rrjetin shqiptar, në një vend që është i varur nga prurjet e lumenjve.
(gk/Shqiptarja.com)