CEZ :Në muajin mars janë
arkëtuar 4 miliardë lekë

CEZ :Në muajin mars janë<br />arkëtuar 4 miliardë lekë
TIRANË- CEZ Shpërndarje deklaron se gjatë muajit mars ka rritur arkëtimet me 4 miliardë lekë të reja, vlerë kjo që shënohet për herë të parë në historinë e CEZ. Arben Pregja, drejtori i KNK-ve në CEZ Shpërndarje është shprehur se përveç rritjes së nivelit të arkëtimit është ulur niveli i humbjes në rrjet si dhe CEZ vijon aksionin kundër lidhjeve të paligjshme.

Shifrat e paraqitura nga CEZ Shpërndarje tregojnë që krahasuar me një vit më parë niveli i arkëtimit është rritur 7.7 % në muajin mars.

Nga ana tjetër, kompania i bën apel të gjithëve abonentëve me debi të akumuluara të shlyejnë sa më shpejtë faturat, në të kundërt CEZ Shpërndarje paralajmëron se do të veprojë.
 
Sipas CEZ Shpërndarje, këto janë shifrat e rritjes së arkëtimeve për muaj nëntor, dhjetor dhe shkurt, që prej kohës kur ëshë vënë nën administrimin shtetror.

Për muajin Nëntor 2013 arkëtimet u përmirësuan me 3.6% krahasuar me një vit më parë duke arritur në vlerën e 3 miliardë lekëve. 

Për muajin Dhjetor 2013 arkëtimet u rritën me 19.9% më shumë se një vit më parë ose mbi 3.8 miliard lekë.

Në Janar 2014 niveli i arkëtimeve arriti në 45% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më pare, në një vlerë monetare prej gati 3.9 miliardë lekësh.

Në Shkurt 2014 shënuam një përmirësim me 18.1% të arkëtimeve krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ose 3.8 miliardë lekë në total. 

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç