CEZ ndërprerjet jo të qëllimshme
kemi vështirësi financiare

CEZ ndërprerjet jo të qëllimshme<br />kemi vështirësi financiare
TIRANE- Nëpërmjet një njoftimi për shtyp CEZ Shpërndarje njofton se shkëputjet e energjisë elektrike në asnjë rast nuk kanë qenë të qëllimshme por janë shkaktuar nga mot i keq.

“CEZ Shpërndarje njofton të gjithë publikun dhe institucionet shtetërore përkatëse se shoqëria në asnjë rast nuk ka ndërrmarrë asnjë shkëputje të energjisë elektrike në mënyrë të qellimshme. Duam të bëjmë me dije për të gjithë publikun se ndërprerjet e energjisë elektrike kanë ardhur si pasojë e motit të keq, stuhive te stinës si dhe në disa raste si pasojë e ndërhyrjeve të paligjshme në rrjet nga persona të paautorizuar. - thuhet në njoftimin për shtyp ku saktësohet se vetëm gjatë fundjavës kjo kompani ka mobilizuar më tepër se 800 punonjës në terren, për të zgjidhur në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase cdo defekt.”

CEZ konfirmon se i janë bllokuar llogaritë bankare të shoqërisë, si pasojë e titullit ekzekutiv në vlerën prej 430 milionë Lek të reja qe ERE ka dërguar në të gjitha bankat e nivelit të dytë. Kompania shton se vonesat e shkaktuara nga zëvendësimi i pajisjeve të djegura dhe aseteve të tjera vjen si pasojë e vështirësisë financiare të kompansisë

“CEZ Shpërndarje po bën të gjitha përpjekjet për të furnizuar të gjithë konsumatorët në një situatë ku konsumi ditor i energjisë ka mbërritur në 26.5 milion këh në ditë, të dhëna këto që rezultojnë 25% më të larta se sa muaji paraardhës dhe 20% më tepër se e njëjta periudhë vitin e kaluar. Për fat të keq, vonesat e shkaktuara nga zëvendësimi i pajisjeve të djegura dhe aseteve të tjera, ashtu sic kemi sqaruar dhe më parë, vijnë si pasojë e gjendjes se veshtire financiare të kompanisë. Për më tepër, së fundmi llogaritë e shoqërisë janë bllokuar edhe si pasojë e titullit ekzekutiv në vlerën prej 430 milionë Lek të reja qe ERE ka dërguar në të gjitha bankat e nivelit të dytë.”

CEZ informon se për gjendjen, janë vënë në dijeni të gjitha institucionet përkatëse përfshirë METE. Kjo e fundit është vënë në dijeni gjithashtu dhe për kërkesën e CEZ Shpërndarje për porositë për materiale, të kryera nga shoqëria. “METE-s në cilësinë e aksionarit i është kërkuar të aprovojë buxhetin për kërkesat për materiale por duke qenë se nuk ka patur asnjë reagim nga ana e tyre, na u desh të presim 3 javët e afatit ligjor sipas statutit të shoqërisë, për të vijuar me porositë. Aktualisht jemi në pritje të një sasie prej afërsisht 100 transformatorë, të dërguar nga CEZ brenda kësaj jave.”

Gjithashtu, kompania sqaron se si rezultat i vjedhjes së energjisë nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, kanë ndodhur stakime të energjisë elektrike (kanë rënë linjat) në disa fidera të cilët paraprakisht kanë qenë të ngarkuar pranë kufijve maksimal. Për menaxhimin e kësaj situate, CEZ Shpërndarje ka arritur edhe marrëveshje për bashkëpunim me autoritetet lokale për të ndalur keqpërdorimin dhe rritjen e paarsyeshme të ngarkesës si rezultat i vjedhjeve dhe ndërhyrjeve abuzive në rrjet.

Në zonat problematike si:Kombinat/Tirane që furnizohen nga fiderat 3F,8F dhe 18F,Postribe/Shkoder që furnizohet nga fideri 15, Rrethina/Shkoder furnizimi i së cilës kryhet nëpërmjet fiderit 5 si dhe Mamurras nëpërmjet fiderit 3 dhe Krujë nëpërmjet fiderit 1., punonjësit e kompanisë në terren po punojnë gjatë të gjithë kohës për shkëputjen e të gjitha lidhjeve të palgjigjshme të cilat po mbingarkojnë rrjetin, në mënyrë që ta kthejnë atë në gjendjen normale dhe sipas standarteve të funksionit teknik të vendosura sipas rregulloreve përkatëse teknike te zbatueshme ne shtetet anëtare të BE.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online

Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online