KRUJE - Kompania çeke energjetike CEZ-Shpërndarje që operon në Shqipëri vazhdon me ndërprerjet e energjisë elektrike.
Prej mbrëmjes së të martës banorët e qytetit të Krujës protestuan duke hyrë në nënstacionin e energjisë elektrike dhe stakuan çelësat.
Në këtë situatë, punonjësit e CEZ u detyruan të rilidhin energjinë, por në orët e mëpasme e njëjta skenë u ripërsërit.
Disa prej lagjeve të Krujës prej tre javësh vazhdojnë pa energji ndërsa banorët paralajmërojnë përshkallëzim të protestave.
NDERPRERJE ENERGJIE EDHE NE TEPELENE
E njëjta situatë vihet re edhe në komunën e Luftinjës në rrethin e Tepelenës. Banorët janë prej tre ditësh në errësirë për shkak të djegies së një transformatori që furnizon një zonë me tre mijë banorë. I kontaktuar me telefon nga televizioni A1 Report, kryetari i komunës Gëzim Malkaj vlerëson se në ditën e tretë të ndërprerjes ka pak mundësi që energjia të rikthehet brenda një afati të shkurtër kohor.
(Gre.M/Shqiptarja.com)

LAJMET MË TË VLERËSUARA
Paskuqan, banorët bllokuan rrugën