CEZ nesër i ndërpret energjinë
të gjithë ujësjellësave debitorë

CEZ nesër i ndërpret energjinë <br />të gjithë ujësjellësave debitorë
TIRANE-CEZ Shpërndarje ka njoftuar paraprakisht publikun se nesër më, 16 nëntor, do të ndërpresë furnizimin me energji të të gjitha kompanive të ujësjellësit që janë debitore ndaj kompanisë.

Shuma që i detyrohen CEZ Shpërndarjes kompanitë e ujësjellësit tashmë ka arritur 5.4 miliardë lekë (38 milionë euro). Këto kompani janë njoftuar herë pas here për borxhet e tyre ndaj CEZ Shpërndarje dhe afatet për pagesën e borxhit janë shtyrë disa herë.

Qeveria ka refuzuar edhe një skemë të propozuar nga CEZ, sipas të cilës ofrohej anullimi i borxheve të kompanive të ujësjellësit përkundrejt borxhit që CEZ Shpërndarje i detyrohet KESH-it, gjë që është refuzuar. CEZ këshillon publikun që të përgatitet për ditët që pasojnë 16 nëntorin, duke u siguruar që të mbushin të gjitha rezervat e mundshme që kanë në dispozicion dhe të interesohen pranë kompanive të tyre të ujësjellësit, nëse ata ofrojnë alternativa për furnizmin me ujë të konsumatorëve të tyre. Publiku gjithashtu, duhet të nxisë kompanitë e ujësjellësit për shlyerjen e borxheve të tyre ndaj CEZ Shpërndarje. Kompania siguron se ekipet e saj do të qendrojnë në gadishmëri të plotë për të kryer rilidhjen e menjëhershme të ujësjellësave në momentin e kryerjes së pagesave apo arritjes së një marrëveshjeje.

(gk/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?