TIRANE - Kompania çeke energjetike CEZ-Shpërndarje, e cila operon në Shqipëri ka reaguar pas deklaratës së bërë publike gjatë të mërkurës nga Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës se do të bllokonte procesin e shitjes së aksioneve në Shqipëri të kësaj kompanie.
Nëpërmjet zëdhënëses së kompanisë qendrore në Çeki, Barbora Pulpanova, CEZ tha të enjten se duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet me qeverinë shqiptare për të shitur filialin e saj të shpërndarjes, por pa pranuar pretendimet për dëmin që ka shkaktuar, për të cilin ajo duhet të paguajë kompensim.
Ministria shqiptare e Energjisë, e cila ka 24 % të aksioneve në këtë kompani kërcënoi dje se do të bllokojë procesin e shitjes së aksioneve. Ajo pretendon se CEZ nuk ka përmbushur detyrimet kontraktuale dhe se ka shkaktuar 1 miliardë dollarë dëme.
Lidhur me këtë pretendim, zëdhënësja e kompanisë çeke të energjisë, tha se “pala shqiptare nuk ka dhënë sqarime se ku e kemi shkaktuar konkretisht dëmin prej 1 miliardë dollarësh, borxhi i supozuar për të cilin ata duan të kompensohen”.
Kompania CEZ më herët gjatë këtij muaji, deklaroi se do të shiste 76 % të aksioneve të saj në Shqipëri ndërsa kërkoi shprehjen e interesit nga ofertues të mundshëm.
Pulpanova tha se janë të vetëdijshëm që pëlqimi i institucioneve shtetërore është i nevojshëm për një shitje të mundshme të aksioneve dhe se nuk do të bënin veprime pa aprovimin e tyre. “Ne jemi të vetëdijshëm që për të shitur aksionet na duhet edhe pëlqimi i institucioneve shtetërore, dhe natyrisht që nuk do të përpiqemi të shesim filialin tonë pa fituar pëlqimin e tyre”m theksoi zëdhënësja e kompanisë çeke, Barbora Pulpanova.
CEZ nuk specifikoi akuzat e reja të ardhura nga qeveria shqiptare mbi faktin se e blenë energjinë me shumicë me çmimin 18 euro për megavat në orë dhe e shet atë me 80 euro MW/h.
Pulpanova tha se të gjitha këto pretendime të reja vetëm politizojnë situatën, tashmë të brishtë. Më herët CEZ ka deklaruar se është detyruar të blejë energji me çmime më të larta seç është në gjendje ta shesë, duke shkaktuar humbje financiare.
Redaksia Online(Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.8%
-
Jo
53.4%
-
Nuk e di
8.8%
Vota total: 2423
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ 'Bad Spin 3', kontrolle në disa subjekte, arrestohen 4 persona pasi luanin baste sportive online
26 Nëntor, 09:38
-
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë me 200 artistë dhe performues! Veliaj: Kremtojmë së bashku 112 vite pavarësi
26 Nëntor, 09:34
-
5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit me 51 viktima, Braçe: Nuk kisha parë aq shumë jetë të humbura në një agim
26 Nëntor, 09:26
-
VIDEO/ Ardian Ismajli më i miri në fushë, Empoli barazon 1-1 me Udinesen! Leçe fiton me Ramadanin
26 Nëntor, 09:26
-
U shkarkua në 2021 pasi nuk provoi burimin e ligjshëm të pasurisë, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Nazmi Troka
26 Nëntor, 09:23
-
Porositi vrasjen e Saimir Kodrës / ‘Nuk po e gjejmë dot qenin, fle te Plaza’! Pajtime Fetahu: Është edhe Arben Llangozi, do përfundojë si Raviku. Vajza e gjyqtares: Mami e kënaqur që po flet me ju
26 Nëntor, 09:18
-
Bazuar në romanin e Ismail Kadaresë, 'Kthimi i Ushtrisë së Vdekur' një tjetër film që i nënshtrohet restaurimit 4K
26 Nëntor, 09:10
-
Vlorë/ Digjen një makinë dhe një motor në një banesë rrugës për në Kaninë, dyshohet e qëllimshme (VIDEO)
26 Nëntor, 09:00
-
PD mban sot protestën e radhës në rrugët e Tiranës, pritet që drejtuesit të ndahen në disa pika
26 Nëntor, 08:50
-
Kandidat për kreun e FSHA, Luiza Gega sulmon Izmir Smajlajn: Ishin në dijeni të manipulimeve, skandalet s'duhet lejuar të kalojnë në heshtje
26 Nëntor, 08:42
-
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
26 Nëntor, 08:23
-
Aksident në aksin 'Shkodër-Koplik' mëngjesin e sotëm, automjeti përplasi për vdekje 80-vjeçarin
26 Nëntor, 08:15