Reagimi erdhi menjeherë pasi ERE vendosi gjobitjen me 1. 11 % të xhiros vjetore për shkelje të kontratës duke bërë ndërprerje kolektive.
CEZ shton se ndërprerjet e energjive në zona të tëra ka ndodhur për shkak të defekteve që ndodheshin në rrjet kur persona të cilëve u ishte ndërprerë furnizimi me energji tentonin ti rilidhnin në mënyrë të paligjshme.
“Këto veprime kanë shkaktuar difekte në rrjet dhe kanë lënë pa energji edhe zonat përreth. Megjithë vullnetin tonë të mirë për t’i riparuar sa më shpejt këto difekte dhe rikthyer energjinë për klientët e rregullt, ekipet e CEZ Shperndarje shpesh nuk janë lejuar të hyjnë në zonat e difekteve. Kjo ka sjellë mungesën e energjisë per klientët e rregullt. ”- informon CEZ Shpërndarje
Në këto raste madje CEZ Shperndarje informon se është e detyruar të stakojë linjat deri në shkëputjen e lidhjeve të paligjshme, të cilat vënë në rrezik edhe jetën e banorëve të zonës.
CEZ sqaron me hollësi dhe situatat që kanë ndodhur në zonat ku ka pasur ndërprerje kolektive por dhe
Në fshatin Manati, Komuna Kolsh, kompania ka vendosur të ndërpresë furnzimin për ata klientë që nuk paguajnë energjinë që konsumojnë. Në Manati, debia totale vetëm në principal arrin në 19 milion Lek te rinj. Kjo zonë është gjithashtu problematike për lidhjet e paligjshme, të cilat shkaktojnë humbjet në rrjet. Numri i abonentëve është 203.
Mungesa e energjisë ne fshatin Zejmen, Komuna Zejmen, ka ardhur si pasojë e banorëve të fshatit Manati që janë rilidhur ilegalisht në rrjet, duke shkaktuar defekte serioze në rrjet dhe duke lënë të gjithë zonat përreth pa energji, duke penalizuar padrejtësisht klientët tanë të rregullt. Numri i abonentëve është 244 dhe debia totale arrin në 27 milionë Lek të rinj, vetëm principal.
Në fshatin Kulaj (Komuna Postrribë) ndërprerjet janë pasojë e fushatës për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për debitorët dhe shkëputjen e lidhjeve të paligjshme në rrjet. Debia totale në këtë komunë është 106 milion Lek ne principal dhe numri i abonentëve është 1078.
Për dy komunat e rrethit te Kukësit, Shtiqën dhe Tërthore, bëjmë me dije se në të dy këto komuna debia arrin mbi 420 milion Lek ne principal, nga 1270 konsumatorë.
Sqarojmë se në këto komuna, detyrimet janë grumbulluar prej 2 deri në 4 vitet e fundit.
Së fundmi, në bashkëpunim me ERE dhe autoritetet lokale të Kukësit është arritur një marrëveshje për pagesën me këste të debisë ndaj CEZ Shperndarje.
Duam të bëjmë të ditur se, gjatë fushatës së ndërprerjeve të energjisë për debitorët, janë njoftuar të gjitha institucionet përkatëse, qendrore e lokale për të ndihmuar në negocimin dhe gjetjen e zgjidhjes midis palëve. Gjithashtu, CEZ Shpërndarje ka njoftuar rregullisht debitorët për debitë përkatëse dhe ka ofruar skema lehtësuese pagese për ata që nuk mund ta përballojnë pagesën e debisë njëherësh. Njoftimet per ndeprerjet ne zonat problematike jane bere publike dhe nepermjet medias. Kompania ka ofruar mënyra alternative për furnizimin me energji për paguesit e rregullt, të cilët janë refuzuar nga vetë ata.
Iu bëjmë thirrje të gjithë debitorëve se pagesa e enrgjisë elektrike ështe detyrim ligjor që rrjedh nga kontrata e furnizimit me energji elektrike, aprovuar nga Enti Rregullator i Energjisë. Prej këtu rrjedh e drejta e ndërprerjes së furnizimit me energji për debitorët.
“CEZ Shpërndarje thekson përkushtimin e saj për të ofruar shërbimin më të mirë për klientët e saj të rregullt. Fushatat për ndërprerjen e furnizimit të klientëve debitorë dhe shkëputjen e lidhjeve të paligjshme do të vazhdojnë. Per cilindo te interesuar per situaten ne lidhje me debitoret dhe proceset qe ndjek CEZ per vjeljen e detyrimeve, jemi sa te hapur aq edhe të interesuar që të ofrojmë informacion në çdo kohë.”- mbyll njoftimin për shtyp