TIRANË - Më shumë se 1500 lidhje të paligjshme, janë ndërprerë nga kompania CEZ Shpërndarje. Kjo e fundit ka nisur një seri aksionesh për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme në rrjetin e furnizimit me energji elektrike, si dhe të abonentëve që nuk shlyejnë detyrimet dhe kanë një borxh të akumuluar.
50 grupe operative ndodhen në terren duke verifikuar abonentët debitorë dhe ata me lidhje të paligjshme. Deri tani, është ndërhyrë në mbi 1500 raste, ku janë vërejtur shkelje dhe nuk janë derdhur pagesat për energjinë e konsumuar.
Drejtoria rajonale e Tiranës i bën apel të gjithë abonentëve familjarë dhe bizneseve që të paguajnë faturat e energjisë elektrike, si një detyrim kontraktual, në të kundërt do të ndërhyhet në përputhje me ligjin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com