TIRANE - Nga sot në mesnatë dhe deri nesër në mëngjes Tirana, Durrësi Lushnja, Shkodra dhe Korça do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike.

Kompania energjetike çeke që operon në Shqipëri, CEZ- Shpërndarje njofton se nga ora 00:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të nesërm (24 nentor) do të ndërpritet energjia elektrike për shkak të remonteve, pasi do të kryhen punime për të përballuar ngarkesën në rrjet që do të ketë për festat e 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Punimet do të kryhen natën për të mos pasur më tej ndërprerje gjatë ditëve të festave.

Tiranë, pa energji do jenë Kashari, Mëzezi, Yzberishti dhe Fushë-Mëzezi.

Lushnje, do të jenë pa energji bashkia dhe komunat Dushk, Kasharaj, Cerrove.

Korçë nuk do të kenë energji elektrike fshatrat Dardhas, Vreshtas, Korice.
Shkodër, energjia do ndërpritet në Bashkinë Vau i Dejës.

Sipas CEZ- Shpërndarje këto punime janë të domosdoshme në kuadër të festave të nëntorit dhe atyre të fundvitit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)