CEZ rrezikon të humbë 200 mln
euro pasi ERE i hoqi licencën

CEZ rrezikon të humbë 200 mln <br />euro pasi ERE i hoqi licencën
TIRANE - Prodhuesi çek më i madh i energjisë, CEZ Group, rrezikon të humbë rreth 200 milionë euro në Shqipëri pasi Enti Rregullator i Energjisë i hoqi licencën.

Lajmi konfirmohet nga zëdhënësja e kompanisë qendrore në Çeki, Barbora Pulpanova për Bloomberg. Sipas saj, CEZ do të kërkojë një garanci 60 milionë euro nga Banka Botërore, që ishte negociuar para se të hynte në tregun Ballkanik.

Enti Rregullator i Energjisë dje i hoqi licencën CEZ-Shpërndarjes në vijimësi të debatit mbi tarifat dhe taksat, si për shembull faturat e papaguara të energjisë nga konsumatorët.

CEZ argumenton se ERE e urdhëroi që ajo të paguajë tarifa më të larta për prodhimin e energjisë, duke mos lejuar rritje ne çmimit për konsumatorit.

“Ne jemi duke ndërmarrë hapa drejt arbitrazhit ndërkombëtar”, tha Pulpanova. “në këtë pikë është e paqartë se sa dëmshpërblim mund të marrim”, theksoi ajo.

Sipas saj, kompania planifikon të shesë 76 % të aksioneve të CEZ Shpërndarje në Shqipëri. CEZ ka planifikuar të përmbushë të ardhurat vjetore deri më 28 shkurt.

CEZ bleu rrjetin e shpërndarjes së energjisë në Shqipëri në vitin 2009 për 102 milionë euro dhe investoi 90-100 milionë euro për riparimet dhe zgjerimet.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata

Jasir Asani zbulon prapaskenat: Pa kaluar kufirin isha i Kukësit, më pas vendosi telefonata