CEZ, shteti bllokon biznesin
vendosin 30 mln euro gjobë

CEZ, shteti bllokon biznesin<br />vendosin 30 mln euro gjobë
Kompania e shpërn darjes së energjisë me pakicë CEZ - në të njëjtën kohë dhe për të njëjtin problem - është vënë përballë gjobave nga dy institucione: Enti Rregullator i Energjisë dhe Tatimet. Janë disa dhjetëra miliona euro që kompania duhet t'u paguajë dy institucioneve. Çfarë ka ndodhur në të vërtetë? Burime nga kjo kompani janë shprehur për Shqiptarja.com se, në kontratën e nënshkruar midis palëve, si dhe për shkak të vendimeve rregullatore, CEZ duhet të blejë vetë një sasi energjie për të mbuluar humbjet në rrjet. E ndodhur në vështirësi financiare, CEZ prej kohësh ka njoftuar EREn për pamundësinë e blerjes së kësaj sasie energjie, të nevojshme për të mbajtur në punë sistemin.

Në këtë rast, në një marrëveshje me KESH-in dhe në dijeni të plotë të ERE-s, energjia e munguar është siguruar nga KESH, me kushtin që të kompensohet në momentin më të parë, sapo situata e CEZ-it të jetë përmirësuar. CEZ, nga ana e saj, me fushatën e ndërmarrë muajt e fundit, ka filluar të rrisë performancën e vet, duke grumbulluar burimet financiare të nevojshmë për mbijetesën e kompanisë dhe për vazhdimin e investimeve. Por, në kulmin e kësaj situate, dhe pas letërkëmbimeve të pafundme, ERE gjen si rrugë "efikase" vendosjen e një gjobe të re ndaj CEZ-it, duke rritur detyrimet që kompania duhet të paguajë tek institucionet shqiptare. ERE duket se e ka vendosur veten në rolin e një arbitri që vetëm që penalizon, por nuk ka kuptuar pjesën tjetër të funksionit: atë të rregullimit të situatës. Në fund të fundit, qëllimi është krijimi i kushteve sa më të favorshme për operatorët në treg, që të mundësojë kryerjen e veprimtarisë në mënyrë korrekte dhe në mosdëmtim të interesave të konsumatorëve. "ERE në asnjë rast nuk e ka luajtur këtë funksion, por ka lënë situatën të precipitojë dhe, vetëm në fund, për mosveprimet e deklaruara të CEZ dhe për zgjidhjen e vendosur nga të dy kompanitë - CEZ dhe KESH - ka penalizuar CEZ-in", shtuan përfaqësuesit e kompanisë. Në këtë situatë, janë përfshirë në gjoba dhe Tatimet, që kanë quajtur "fitim të padeklaruar" atë çfarë të gjithë palët e konsiderojnë si humbje. Sipas specialistëve të këtij sektori, "niveli i njohur i humbjeve, në asnjë lloj rrethane nuk mund të konsiderohet si energji që duhet t'iu ishte shitur blerësve hipotetikë për qëllime fiskale, duke krijuar, si pasojë, një të ardhur të pavërtetë për shoqërinë". Ekspertët fiskalë vazhdojnë më tej kur shprehen se këto humbje përbëjnë kosto për shoqërinë. Humbja gjatë transportit të energjisë është një fenomen mjaft i njohur dhe që mund të ndodhë për arsye teknike dhe joteknike. Ky fakt është i njohur dhe i pranuar nga ligjet dhe kuadri rregullator në fuqi. Ende nuk ka asnjë dispozitë ligjore që të parashikojë se humbjet e njohura të energjisë duhet të trajtohen si të ardhura për CEZ-in. Mosndërhyrja e ERE-s për të sqaruar këtë situatë dhe për të zgjidhur këtë arsyetim absurd ka çuar në humbje financiare të konsiderueshme të CEZ-it, sepse, siç dihet, për të ankimuar një vendim, duhet të paguhet rreth 40% e vlerës së gjobës së vënë.

Një tjetër mëkat, që ERE i ngarkon vetes për shkak të mosveprimit të vet dhe që shkakton gjendje të pasigurtë financiare tek kompania përgjegjëse për furnizimin me energji të të gjithë vendit, ka të bëjë me bllokimin e aseteve të CEZ-it që shërbejnë si kolateral për kreditimin e energjisë. Prej dy vitesh, ERE ka ngrirë vendimmarrjen për vendosjen e aseteve të CEZ-it si kolateral për kreditimin e kompanisë, i nevojshëm për investimet që do të kryhen në sistem për ta përmirësuar atë, por edhe për të përmbushur detyrimet kontraktore. Vendimin për të mos pranuar propozimin e CEZ-it për vendosjen si kolateral për kreditim, ERE e ka marrë vetëm një muaj më parë, duke mbyllur mundësinë e kësaj kompanie për të pasur akses në likuiditet. Kreditimi është një shtysë e rëndësishme për të bërë biznes. Por sot gjendja është e tillë që të gjithë palët duan të marrin para nga CEZi: Tatimet, ERE, etj, ndërkohë që nuk i lejojnë kompanisë të gjejë mundësi financimi. Ky arsyetim e vendos CEZ-in në pozita shumë të pafavorshme dhe në një situatë ku të gjithë janë të interesuar që CEZ-i të mos përparojë në përmbushjen e detyrimeve të veta.

(Shkrimi u publikua sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën

Operacioni i SPAK me 19 urdhër arreste, masë sigurie për Suel Çelën