CEZ sjell ekspertë britanikë
për situatën në Shqipëri

CEZ sjell ekspertë britanikë <br />për situatën në Shqipëri
Dega shqiptare e kompanisë çeke CEZ, thotë se do të punësojë firmën britanike Schindlers, për të negociuar me qeverinë shqiptare në lidhje me një konflikt për mungesën e importit të energjisë muajin e fundit. Lajmi u pulbiku nga agjencia Reuters.

CEZ Shpërndarje zemëroi qeverinë dhe entin rregullator ERE, kur nuk importoi energji në shtator, duke detyruar kompaninë shtetërore KESH që të përdorë rezervat e saj për të furnizuar CEZ Shpërndarje.

“Kompania po kërkon përmes punësimit të Schindlers, që të shpërndajë tensionin në mënyrën e komunikimit dhe të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të zgjidhur situatën në Shqipëri,” thuhet në një deklaratë të lëshuar të martën vonë nga CEZ Shpërndarje.

CEZ Shpërndarje thotë se Schindlers është një negociator strategjik, që do ndihmojë në zgjidhjen e këtij konflikti, që është më shumë i natyrës juridike sesa çështje biznesi.

Kompensimi për importet e kompanisë e ka çuar nivelin e ujit në stacionet hidroenergjetike të KESH vetëm pesë metra sipër nivelit të ndalimit. Kjo do e detyrojë qeverinë shqiptare që të ofrojë 50 milion dollarë për të ndihmuar KESH që të blejë energji këtë vit, sipas zyrtarëve shqiptarë.
Tre javë më parë, ERE vendosi një gjobë prej 3.9 milion dollarë për CEZ Shpërndarje, e barazvlefshme me 1 përqind të të ardhurave të kompanisë.
(sg/dm/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta Ukrainë -Rusi, Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik

Lufta Ukrainë -Rusi, Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Çfarë është raketa më e fuqishme Oreshnik