CEZ: Tërhiqemi nga arbitrazhi
nëse bisedojmë me qeverinë

CEZ: Tërhiqemi nga arbitrazhi<br />nëse bisedojmë me qeverinë
PRAGE - Kompania çeke CEZ shprehet e hapur për bisedime me qeverinë shqiptare rreth mundësisë për të rënë dakord për tërheqjen e arbitrazhit ndërkombëtar, nëse kompania dëmshpërblehet.

 “CEZ është e gatshme të marrë në konsideratë mundësinë e shmangies së arbitrazhit ndërkombëtar, nëse të dy palët pajtohen për kompensim të drejtë”, tha sot zëdhënësja Barbora Pulpanova.

Më herët, “Reuters” citoi ministrin shqiptar të Energjisë, i cili ka thënë se vendi ka në plan t'i kërkojë CEZ të tërhiqet nga arbitrazhi. “Kompania me bazë në Pragë, nuk ka marrë nuk ka marrë një notë zyrtare nga qeveria e Shqipërisë lidhur me këtë fakt”, tha Pulpanova.

Autoritetet shqiptare revokuan licencën e CEZ , konfiskuan pasuritë e saj dhe e detyruan kompaninë të largohe nga vendit në janar, pas pothuajse një viti mosmarrëveshjesh mbi tarifat, taksat dhe faturat e papaguara të energjisë elektrike nga shërbimet lokale.

Kompania CEZ kërkon kompensim për dëmtimin e investimit të saj në shpërndarjen e energjisë nga “CEZ Shpërndarje”, e cila është blerë në vitin 2009 për 102 milionë euro.
Sipas zëdhënëses Barbora Pulpanova, kjo kompani ka investuar 100 milionë euro riparime dhe zgjerim të rrjetit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, sa cilësor është shërbimi në spitale shtetërore?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij

Tiranë/ Shfrytëzonin shtetase të huaja për prostitucion, në pranga 29 vjeçari, në kërkim motra e tij