Garancia nga Banka Botërore ishte dhënë që në momentin e negociatave mes CEZ dhe qeverisë shqiptare, si një mjet për të mbrojtur investimin në një mjedis biznesi të pakonsoliduar, ku çekët do të hynin për herë të parë.
Investitori, para se të vinte në vendin tonë, e të paguante shifrën prej 102 milionë eurosh për paketën kontrolluese të aksioneve të ish-OSSH-së, ka siguruar, veç kontratës, edhe një garanci në rast se pala shqiptare i cenon interesat.
Në ligjin nr. 10126 thuhet se garancia është një letër-kredi deri në vlerën e 60 milionë eurove, shifër me të cilën CEZ do të mbulonte humbjet, në rast se këto humbje i shkaktohen në të ardhurat në shfrytëzim, që lindin nga një "ndryshim thelbësor përkeqësues".
(gk/Shqiptarja.com)