Federata Italiane e Futbollit ka firmosur zyrtarisht kontratën e re me trajnerin e kombëtares, Cezare Prandeli edhe për dy edicione të tjera.
Vendimi u bë publik disa muaj më parë nga Federata dhe vetë tekniku i mirënjohur italian, por firma u vendos që të hidhet vetëm pak ditë përpara kampionatit botëror të futbollit për të qetësuar palët përsa i përket së ardhmes dhe për t’u mbyllur derën ofertave për Prandelin.
Pas firmës në kontratën e re që e mban të lidhur me Italinë deri në 2016, Prandeli deklaroi se “Falenderoj Federatën për besimin. Ndihem i lumtur që do të vazhdoj të drejtoj edhe për dy vite të tjera Italinë. Shpresoj që të bëjmë një paraqitje të mirë në Brazil.
Ekipi ndodhet në një gjendje mjaft të mirë dhe gati për të dhënë maksimumin në botëror. Pas Brazilit, në shtator do të filloj që të mendoj për kontratën e re që lidhet me kualifikimet në kampionatin Europian” përfundoi ai.
Sabella: Mesi, gati për botërorin
Trajneri i kombëtares së Argjentinës, Sabella mohoi aludimet se Mesi nuk ka dhënë të gjithë rendimentin e mundshëm te Barcelona këtë sezon, për t’i ruajtur energjitë për botërorin. “Nuk e besoj se një futbollist si Mesi ka ruajtur energjitë për botërorin, pasi është një profesionist i vërtetë.
Mesi ka luajtur ndeshje në kampionatin spanjoll, por edhe në Champions League duke dhënë maksimumin në fushë” th ai. Më pas trajneri ka folur edhe për skemat në fushë, të cilat sipas tij do të jenë të gjitha në funksion të Mesit. “kam projektuar një skuadër që do të vihet në dispozicion të Mesit, pasi i vetëm ai nuk mund ta mbajë të gjithë përgjegjësinë” përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com