Mario Baloteli është përfshirë në listën e 27 futbollistëve që do të luajnë ndaj Armenisë dhe Danimarkës për kualifikueset e kampionatit botëror Brazil 2014. Trajneri Cezare Prandeli shpreson që Mario të dëshmojë kualitetin e tij.

Baloteli ka pasur një debat me teknikun italian, pasi vendosi që të realizojë një ndërhyrje në sy në momentin që ishte në prag të dy ndeshjeve të para për kualifikueset.

Një fakt të tillë e pranon edhe vetë Prandeli kur deklaron se: "Jam nervozuar me vendimin e Balotelit që t`i nënshtrohet operacionit në sy në javën kur zhvilloheshin dy ndeshjet e Italisë. E kam ftuar për t`u përpjekur dhe vlerësuar nëse dëshiron të bëhet një kampion. Tashmë vendimi është në dorën e tij" është shprehur Prandeli.

(d.b/shqiptarja.com)