'Informatori' i policisë fliste në telefon me gruan kur u qëllua me 7 plumba. Vjehrri: Kishte konflikte me pronat

Detaje të reja janë zbuluar mbi vrasjen e të dyshuarit si informator i Policisë, dje në fshatin Rabije të Memaliajt, Alket Muho. Muho u ekzekutua mesditën e djeshme në tokën e shtëpisë së tij. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se për vrasjen e Muhos janë shoqëruar  deri më tani 7 persona në polici.  Dyshimet më të forta lidhen me faktin që ai mund të jetë vrarë pasi informoi policinë në lidhje me parcelat e drogës në Tepelenë dhe dikush e konspiroi, por nuk përjashtohet as mundësia e vrasjes për shkak të një konflikti pronësie, të rrëfyer nga vjehrri i tij.

Ditën e djeshme, viktima ka qenë duke komunikuar në telefon me bashkëshorten e tij. Gruaja ka thënë se polici se fjalët e fundit që ka dëgjuar nga bashkëshorti kanë qenë:”Çfarë bëni kështu more çuna?”. Më pas, është dëgjuar një breshëri automatiku, dhe telefonata është ndërprerë. Pas kësaj, gruaja e 43-vjeçarit ka vrapuar për tek toka ku Muho po punonte dhe e ka gjetur atë të pajetë.

Gjithashtu, mësohet se viktima është qëlluar me 7 plumba, në anën e majtë të trupit, në pjesën e pasme. Prokuroria ka konfirmuar se Muho është qëlluar me një automatik model 56, nga një distancë e afërt. Në vendngjarje janë zhdukur gëzhojat, pasi nuk është gjetur asnjë e tillë. Grupi hetimor ka dyshime se armës automatike i është vendosur një rrobë për të mos lenë gëzhoja në vendin e krimit.

VIDEO/Vendi ku ekzekutua Alket Muho

Një grup i posaçëm hetimor është ngritur për të zbardhur të vërtetën e kësaj vrasje dhe kush e dekonspiroi të dyshuarin si informator të policisë dhe e ekspozoi para trafikantëve. Të parët që po hetohen janë punonjësit e policisë së Memaliajt por nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë pikasur edhe nga banorët e zonës. Vetëm një ditë para vrasjes në atë zonë, pranë fshatit Gllavë, Policia ka sekuestruar disa paracela me kanabis ndërsa ka vënë nën hetim dy persona. 

Fshati ku u vra Alket Muho

Sipas njoftimit zyrtar të policisë më datë 6 shtator u referuan materialet në prokurori për shtetasit me iniciale K.C 59 vjeç dhe A.K. 33 vjeç, banues në fshatin Gllavë, për veprën penale të kultivimit të kanabisit. Mister mbetet edhe fakti se përse ndaj këtëyre dy shtetasve hetimet do të kryen në gjendje të lirë dhe jo nën masë arresti, duke qenë se vepra penale për ta është kultivimi i kanabisit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:09
Vrasja e Alket Muhos, flasin babai dhe vjehrri: Shteti të zbardhë ngjarjen, e dimë kush e vrau (VIDEO)

Një ditë pas vrasjes së 43-vjeçarit, Alket Muho në Rabije të Memaliaj, babai dhe vjehrri i viktimës kanë folur për Report Tv.

Gjolek Muho, babai i Alket Muhos, ka thënë se nuk e ka dijeninë përse është vrarë i biri. Ai ka thënë se Muho është vrarë me dy armë zjarri, një automatik dhe një çifte.

Shteti shqiptar të nxjerrë vrasjen makabre të Alket Muhos në Rabije. Gjolek Muho, babai i Alketit. Ai u vra nga dy armë. Edhe çifte edhe automatikë. Them unë se kanë vajtur ia kanë vënë tek koka armën. Konflikt ne nuk dimë. Konflikt kaq të hapur. Ta nxjerrin, nëse ka do dalë. Është folur në media se policia e ka dekonspiruar. Unë nuk e di, s’kam dyshime të tilla sepse mund të jetë vrarë.

Gjolek Muho, babai i viktimës

Ndërsa, Riza Ardita, vjehrri i viktimës, ka përjashtuar pistën e dekonspirimit nga policia pasi informoi për drogën. Vjehrri ka thënë se e di shumë mirë kush e ka vrarë 43-vjeçarin.

Sipas Arditës, dyshimet janë se ai është vrarë për çështje prone.

E njihja si djalë shumë të mirë se e kisha dhëndërr. Ngjarja ka ndodhur dje. Më mori në telefon vajza, foli, i tha do vij, “Oooo ooo ça bëni çuna” e më pas e vranë. Me snajper dhe kallashnikovë. Kishte 20 plumba, zbrazuar 30 fishekë. Ia kishte hequr komplet syrin. Atje e vranë, tek ato si pemë. Ka patur konflikt me një plak për prona. Posi, mund të jetë ky konflikti. E arrestuan atë, kishte ardhur që nga Saranda. Jam i bindur, s’ka lidhje me drogën ai. Para 2-3 vitesh kur droga qe liruar, atëherë po. Tani jo. Ai ishte kryetar këshilli, e hoqi burri i tezes. O do gjendet autori se s’bën. Unë e kam të gjetur për vete.

Riza Ardita, vjehrri i Alket Muhos

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sillo: 07/09/2018 11:37

    Ctu desh mor i mjere le familjen rruges gjynah,dikush ne komisariatin qe ky i mjeri ka ber denoncimin ka trreguar ne xhiro.Shkrijeni komisariatin dhe del emrin, a harrova jemi ne albanistan kujt i behet vone

    Përgjigju
  • Toni: 07/09/2018 11:03

    Po si o popull akoma nuk zut mend ? Nuk bahet denoncim ne ket vend ku Jan gjith bashkepunetor me kriminelat e gjith te korruptuar. Cfardolloj krimi me pa itesh nuk e denoncoj e nuk telefonoj policin se Jan japin numrin direkt kriminelave. Nga ky e ke I thojn

    Përgjigju
  • LORA: 07/09/2018 10:52

    Nese kjo vrasje ka shkak tradhetine e policise per sherbimin informativ te Alket Muhos,kjo eshte tejet e rende. Se paku, duhet te jape menjehere doreheqjen kreu i SHCKB-se.

    Përgjigju
    • Fredi: 07/09/2018 21:30

      Loshi qe ja lepin Julit te Pashakos mos u bej merak o djali i mamit. Ne nuk i shesim informatoret si ven policia keshtu qe mos kij frike fol o pa frike o bilbil. Pyet pak ne Karbunuare si kane kenduar ata trimat e tu, si zogj inkubatori. Po keta te tjeret qe jane brenda, ohuuu zogu i vogel kane kenduar me bejte. Apo i shikon si trima mbas hekurave. Burgun e quani zgjerim juve dy dhoma e kuzhine, por ne burg jeni si kerma. Ruaj veten o Lepurush i vogel se ne huk na gjen gje nga juve qe identifikoheni me emrin e mamase. Te fala nga shtepia o Loshi me emer te vdekuri.

    • Fredi: 07/09/2018 19:54

      Loshi gjalle qenke more shkrimtar i krimit. Ty do te perdorim per informator, por mos kij frike ne nuk te shesim si policia e Shullazit. Kije parasysh se tek ne kush nuk laguan me gjak, laguan me lote o Loshi i mamit. Ik tani bej nje xhiro dhe lepiji b***n Julit te Pashakos.

    • loshi: 07/09/2018 13:27

      O Fredi o lepur i ke mbushur breket, mos leh shume ham ham se do te gjejne dhe ty o robsh.

    • Fredi: 07/09/2018 11:05

      Perse e ve ne dyshim ti Lora qe eshte keshtu? Nuk duhet doreheqje por duhet arrestimi i personave pergjegjes sepse eshte shume e thjeshte per ti gjetur. Me pas dhe ekzekutoret. Do harrohet dhe ky skandal, tre dite do zgjase. Ti per vete mos hap goje se te gjen e zeza. Reporteret e mediave kercenohen me arme, ju qellohen femijet. Keta thone palermo por une po te them Brasili.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia