E ardhmja e ekonomisë greke dhe prezenca e saj në eurozonë do të vendoset në javët e ardhshme. Referendumi që do të mbahet më 5 korrik do të vendosë nëse duhet pranuar apo jo propozimi i kreditorëve për borxhin. Kryeministri, Aleksis Cipras mbështet votën kundër, ndërsa liderët evropianë e kanë cilësuar votimin votë pro ose kundër qëndrimit në zonën euro. Por cilat janë skenarët e mundshëm?
 
1.            Marrëveshje e minutës së fundit
Kjo është një rrugë e preferuar nga kreditorët dhe vendet e eurozonës pasi do të thotë që Greqia do të qëndrojë në eurozonë dhe do të paguajë borxhin. Por, kjo nuk do të thotë se Greqia do të marrë në kohë fondet për të paguar borxhin prej 1.6 miliardë euro që i detyrohet FMN-së.

2.            Vota “Po”
Një rezultat i tillë do të sillte problem politike për Syrizën, e cila rekomandon votën “Jo” në referendum. Sondazhet deri tani tregojnë se shumica e popullit do të votojë “Po” dhe kjo me shumë mundësi mund të çojë në dorëheqjen e kryeministrit Cipras.

3.            Vota “Jo” dhe dalja nga eurozona
Ky skenar mund të sjellë një periudhë të gjatë të paqartë dhe krize duke sjellë daljen e Greqisë nga eurozona dhe rikthimin e dhrahmisë. Kjo do të sillte një seri zhvillimesh si rritje e inflacionit dhe çmimeve.
 
4.            Një votë “Jo” dhe dalje e negociuar
Një tjetër skenar është dalje me negociatë nga eurozona. Kjo do të ishte më pak përçarëse. Por sërish konsumatorët do ta kishin mendjen tek konvertimi i parave nga euro në dhrahmi. Por, vota “Jo” do të vinte në pikëpyetje dhe anëtarësimin e Greqisë në BE, pasi “dalja nga Unioni Ekonomik dhe Monetar pa një dalje paralele nga BE mund të cilësohet legalisht i pabesueshëm”.
 
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)