Gjatësia e thonjve, qoftë të shkurtër apo të gjatë mund të tregojë karakteristika të ndryshme përsa i përket personalitetit tuaj.
Thonjtë e shkurtër
Thonjtë e shkurtër janë ideal për ata që merren me punë fizike ose punë që kërkon shpejtësi, pasi ofron më shumë lëvizshmëri dhe nuk krijon pengesa Njerëzit që preferojnë thonj të shkurtër janë njerëz që pëlqejnë thjeshtësinë dhe prakticitetin.
Thonjtë e gjatë
Thonjtë e gjatë shpesh lidhen me sofistikimin, kreativitetin dhe një ndjeshmëri më të thellë ndaj estetikës.
Ky stil shpesh nënkupton një pasion për modën dhe artin, si dhe një përpjekje për t’u shfaqur në mënyrë dramatike dhe unike. Thonjtë e gjatë kërkojnë kujdes të shtuar dhe mirëmbajtje, që reflekton një person që është i gatshëm të investojë kohë për pamjen dhe mirëqenien e tij.