Studimi: Kush ha thonjtë ka prirje të jetë i përsosur

Studimi: Kush ha thonjtë ka prirje të jetë i përsosur

Foto ilustruese

Shumë njerëz gjatë rutinës së tyre me vetëdije ose jo priren të hanë thonjtë.

Sipas studimeve të botuara në revistën “Journal of Behavior Therapy and Experimental Psychiatry Attention”, të gjithë ata që hanë thonjtë, kruajnë kokën, pickojnë lëkurën e tyre apo bëjnë veprime të tjera të përsëritura të tilla, nuk duhet të shqetësohen.

Sjelljet e tilla të përsëritura që bëjmë shpesh, në dukje si të shpifura, shkaktojnë në fakt një përfitim mbi trurin.

Prandaj, koha kur ata duhet të rrinë diku të ulur e të presin, nuk është thjesht çështje mërzie apo çrregullime të humorit, kjo sjellje do të thotë për ta humbje e madhe kohe dhe këtë stres të akumuluar ata mundohen ta çlirojnë duke u marrë me diçka, siç është ngrënia e thonjve për shembull.

“Ne besojmë se njerëzit me këtë lloj sjelljeje të përsëritur mund të jenë perfeksionistë, çka do të thotë se ata janë të paaftë për t’u rehatuar apo performuar në një ambient normal për njerëz të tjerë, tha profesor Kieron O’Connor nga Universiteti i Montrealit.

Prandaj ata janë më të prirur drejt frustrimit, padurimit dhe pakënaqësisë kur nuk arrijnë qëllimet e tyre. Perfeksionistët, gjithashtu e përjetojnë në nivel më të mërzinë’, shtoi ai.

Përse duhet t’i jepni fund ngrënies së thonjve?!

Para së gjithash, duart me thonjtë e ngrënë nuk janë aspak estetike.Së dyti, vazhdimësia e këtij problemi mund të shkaktojë shumë dëme shëndetësore. Rreziku i parë është ai i shfaqjes së infeksioneve, sepse nëpërmjet duarve, në gojë çojmë mijëra mikrobe, kurse rreziku i dytë është ai i problemit me dhëmbët dhe në fund deformimi i vetë thonjve.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur