Çfarë do të thotë për Kinën fitorja e Trumpit?

Çfarë do të thotë për Kinën fitorja e Trumpit?

 

1730883476_trump.jpg

Është e vështirë të thuhet nëse Pekini e ka pasur ndonjë kandidat të preferuar në zgjedhjet amerikane, mirëpo ideja e të përballurit me një tjetër administratë amerikane, në krye me presidentin e saposhpallur, Donald Trump, mund të jetë sfiduese për liderin kinez, Xi Jinping.

Për Kinën, Trumpi është përfundimisht një kartë e egër.

Përgjatë mandatit të parë të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, dy vendet janë përfshirë në luftë tregtare, Trump ka vendosur tarifa në mallrat kineze në vlerë të qindra miliarda dollarëve, dhe ka nisur fushatë globale kundër gjigantit teknologjik kinez, Huawei.

Përgjatë fushatës zgjedhore, ai ka kërcënuar me vendosjen e tarifave prej 60 për qind në të gjitha importet prej Kinës, dhe ka folur hapur për dëshirën e nisjes së një tjetër lufte tregtare.

Asnjëra prej këtyre nuk përbën lajm të mirë për Pekinin, sidomos në periudhë afatshkurtër, teksa përballet me ngadalësim të ekonomisë.

Në çështjet tjera, sikurse Ukraina, për ku Trump ka bërë thirrje për dhënie fund të luftës sa më shpejt që është e mundshme, apo sa i përket Tajvanit, ku ka thënë se ishulli nuk është duke i dhënë mjaftueshëm Uashingtonit për mbështetjen ushtarake dhe politike që ia ofron, Kina mund të kapitalizojë nga një qasje jo fort tradicionale e Trumpit.

Megjithatë, ka shumë mundësi që ushtria amerikane të rrisë prezencën në Indo-Paqësor dhe të krijojë kokëdhimbje të re për Pekinin në Azi./REL/


Lajmi kryesor:

Tirana e politika shqiptare uron Trump, Rama: Fitore e Jashtëzakonshme! Meta e uron nga Burgu! Berisha: Amerikana shpëtoi nga Sorosi


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Te Everton fillojnë të qeshin, Armando Broja bashkohet në stërvitje

FOTO/ Te Everton fillojnë të qeshin, Armando Broja bashkohet në stërvitje