Çfarë duan ish miqtë e Bashës nga ky i fundit?

Çfarë duan ish miqtë e Bashës nga ky i fundit?

Berisha dhe Basha

Hyri i ri në politikë. Në fillim përgëzuan të gjithë e sigurisht një pjesë e mirë e përdorën imazhin e tij si prurje të re për të ardhur PD në pushtet në 2005. Në atë kohë Basha ishte mik i mirë për ta. U bo ministër i jashtëm, ministër i brendshëm, kryetar Bashkia e Basha ishte miku i mirë, sepse me fitoret e tij këta ish miqtë punësuan familjarët, morën pushtet e ndonjë herë morën edhe ndonjë gjë që nuk meritonin.

Berisha dha dorëheqjen e Basha u bë kryetar. Të gjithë kërkuan t'i afrohen më shumë dhe e konsideruan risi e shumë prej tyre morën nga dy mandate edhe në mënyrë të pamerituar, sepse i bënin fresk Bashës duke e mos e lënë vetëm as të shtunave e as të dielave. Ishte një sfide e madhe ta gjeje Bashën vetëm në zyrën e kryetarit, qoftë edhe vetëm për ta përshëndetur, sepse për ambiciet e tjera në PD ishte e kotë, e kishin ndarë me kohë tortën dhe i kishin zënë të gjitha vendet këta ish miqtë e tij. Madje, aq shumë e kishin uzurpuar PD sa kishin vendosur edhe familjarët e fëmijët, shyqyr që nuk jepte pensione PD se do të kishin sjellë edhe prindërit e moshuar që të merrnin ndonjë pension ekstra.

Ndodhi kriza në PD, dhe Basha mori nje vendim për të bërë hap mbrapa për të mos thelluar përçarjen e PD. Këta ish miqtë e tij e kritikuan, sepse u gjenden vetëm e kishin paranojën se do i gllabëronte dallga e "Foltores". Këta ish miqtë e kritikuan pse u largua. Vendosi të rikthehet dhe po e kritikojnë pse po e bën një gjë të tillë e kjo me siguri se u bënë pjesë e heshtur e "Foltores" dhe i frikësohen hakmarrjes së rikthimit të Bashës.

Ishte bashkë kryetar me Berishën dhe e kritikuan për një realitet të tillë. Tani do të rikthehet i çliruar dhe lider si zot i vetes dhe i demokratëve dhe po e kritikojnë përsëri.

Bëri listat e mbyllura dhe i prezantoi pak para mesnate në 2017 dhe disa që u bënë deputet falë këtyre listave, heshtën e nuk thanë asgjë. Ndërsa ata që mbeten jashtë e kritikuan. Tani vjen me tezën e listave të hapura e pikërisht ish miqtë e tij, produkt i lidershipit të tij që bënë deputet për dy mandate jashtë po e kritikojnë e sigurisht kanë të drejtë se halli i tyre është madh, duan deputet me çdo kusht, pa garë e pa asgjë.

Bëri luftën për dekriminalizimin e parlamentit dhe për reformën në drejtësi dhe miqtë e tij e quajtën hero. Tani vjen me tezën e vetingut në politik e pikërisht miqtë e tij thuan nuk është i besuar. Kanë të drejtë se në dy mandat, helbete e kanë bërë ndonjë mëkat dhe e kanë të sigurt se nuk e kalojnë procesin e pastërtisë.

E zgjodhën menjëherë pas zgjedhjeve të 2021 me një anëtar një votë duke e cilësuar një lider të dobishëm për PD. Në atë kohë për miqtë e Bashës procesi ishte i mirë i suksesshëm dhe i mirë. Tani Basha kërkon të rikthehet me të njëjtin proces të certifikuar, por për ish miqtë e tij nuk bën e do të jetë fars.

Dëgjoj nga këta ish miqtë e Bashës, disa deputet, disa anëtarë kryesie e disa të tjerë edhe të vetë deklaruar intelektual, se Basha nuk është zgjidhje, por nuk kam dëgjuar asnjërin nga këta të thotë se e sfidoj unë Bashën. Kështu, këta duan që PD të mbetet pa lider ose ta gjejnë demokratët në internet ose call center. Praz këta thonë PD më mirë pa kryetar e vetëm Basha të mos bëhet!

Nga gjithë ky debat, të gjitha i kam kuptuar, por çfarë duan nga Basha se kam kuptuar. Këta fuan që Basha të mos jetë Bashë, të largohet sepse ju prish punë këtyre e të mos kërkoj në mënyrë legjitime të jetë kryetar i një PD që vazhdon të jetë partia e vetme në Ballkan pa kryetar.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës