Çfarë duhet të dini për HMPV, virusin që ka shpërthyer në Kinë! Tomini: I zakonshëm, kujdes mos përdorni pa kriter antibiotikët

Javët e fundit, skenat e spitaleve në Kinë të mbushura me njerëz të maskuar kanë bërë xhiron e tyre në mediat sociale, duke shkaktuar shqetësime për një tjetër pandemi.
Që atëherë, Pekini ka pranuar një rritje të rasteve të metapneumovirusit njerëzor të ngjashëm me gripin (HMPV), veçanërisht te fëmijët.

Por HMPV nuk është si Covid-19 thotë drejtoresha e ISHP-së Eugena Tomini duke vënë në dukje se virusi ka ekzistuar prej dekadash, dhe zakonisht shfaqet gjatë sezonit të dimrit dhe pranverës.

“Nuk është një virus i ri, por një virus i konsoliduar që zakonisht shfaqet gjatë sezonit të dimrit dhe pranverës. Për herë të parë është zbuluar në 2001 në Hollandë. Virozat respiratore japin temperaturë. Ne kemi qarkullim të  virusit të gripit, Covid 19, virusit respirator syncytial”, tha Tomini për Report Tv.

Por a ka ndonjë të prekur nga ky virus në Shqipëri?

Drejtoresha e ISHP nënvizoi se nuk ka raste të dyshuara në Shqipëri për këtë lloj virusi, përveç virozave të tjera sezonale apo Covid 19, duke theksuar se virusi më së shumti prek fëmijët dhe kryesisht moshat e treta.

“Ky virus prek më shumë fëmijët (nën 1 vjeç, nën 5 vjeç) dhe moshat e treta. Por mund të preken edhe ata që kanë iminunitet të ulët sigurisht me sëmundje bashkëshoqëruese, mund të kalojë në forma të lehta ose të rënda, ku mund të shfaqen komplikacione si bronkopneumonia apo pneunomi që e rëndojnë situatën. Kjo gjë mund të çojë edhe në raste fatale siç ka rapotuar edhe Kina. Duhen të jeni të kujdesshëm qoftë për fëmijët edhe moshat adulte”, tha Tomini.

Ndërkohë prindërit e rinj duhet të bëjnë kujdes me shenjat klinike që shfaqin fëmijët pas ditës së tretë ose të katërt, pasi janë si të zakonshme me rrufën dhe gripin sezonal.
Dhe ajo çka është e rëndësishme këshillohet të mos përdorni pa kriter antibiotikë, sepse nuk ndikojnë në shërimin e virusit. Antibiotikët mund t’i merrni vetëm me rekomandimin e mjekut.

Pse po shtohen rastet në Kinë? A duhet të shqetësohemi për një pandemi tjetër si ajo e Covid-19?

Në Kinën veriore, rritja aktuale e HMPV përkon me temperaturat e ulëta që pritet të zgjasin deri në mars. Në fakt, shumë vende në hemisferën veriore, duke përfshirë por pa u kufizuar në Kinën, po përjetojnë një prevalencë të shtuar të HMPV, tha Jacqueline Stephens, një epidemiologe në Universitetin Flinders në Australi, shkruan BBC.

Ndërkohë frika e një pandemie si Covid-19 është e tepruar, thanë ekspertët, duke vënë në dukje se pandemitë zakonisht shkaktohen nga patogjenë të rinj, gjë që nuk është rasti për HMPV.

HMPV është i pranishëm globalisht dhe ka ekzistuar për dekada. Kjo do të thotë që njerëzit në mbarë botën kanë "njëfarë imuniteti ekzistues për shkak të ekspozimit të mëparshëm", tha Dr Hsu.

“Pothuajse çdo fëmijë do të ketë të paktën një infeksion me HMPV deri në ditëlindjen e tij të pestë dhe ne mund të presim që të vazhdojmë të kemi riinfeksione të shumta gjatë gjithë jetës”, thotë Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore në Angli.

"Pra, në përgjithësi, nuk mendoj se aktualisht ka ndonjë shenjë të një çështjeje më serioze globale", shtoi ai.

Megjithatë, Dr Hsu këshillon mbajtjen e një maske në vende të mbushura me njerëz, shmangia e turmave, larja e shpeshtë e duarve dhe marrja e vaksinës së gripit.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi që Kanadaja të ishte shteti i 51 i SHBA-së, Musk për Trudeau: Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e vendit

Refuzoi që Kanadaja të ishte shteti i 51 i SHBA-së, Musk për Trudeau: Vajzë, ti nuk je më guvernatorja e vendit