Shqipëria dënon sulmin në Zelandën e Re: Akt barbar, terrori nuk ka fe

Shqipëria dënon sulmin në Zelandën e Re: Akt barbar, terrori nuk ka fe

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka dënuar sulmin terrorist në Zelandën e Re, ku humbën jetën 49 besimtarë myslimanë, që po kryenin faljen në xhami. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, shpreh gjithashtu solidaritet të plotë me të gjithë ata që vuajnë sot në luftëra dhe konflikte në vende të ndryshme të botës.

Një terrorist australian 28-vjeçar hapi zjarr ndaj besimtarëve, dhe u arrestua më tej nga forcat policore, së bashku me tre persona të tjerë, të cilët janë në paraburgim, për tu marrë në pyetje në lidhje me sulmin tragjik, mes të cilëve një grua (lexo ketu).

Postimi i plotë i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë
Dënojmë ashpër çdo formë terrori që godet humanizmin. Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë dënon me indinjatën më të thellë sulmin e fundit terrorist të ndodhur në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ku humbën jetën 49 besimtarë myslimanë, që po kryenin faljen në xhami dhe kumbi 50 të tjerë mbeten të lënduar.

Ky akt barbar ndaj njerëzve të pafajshëm, tregon edhe një herë se terrori nuk ka fe, komb, ngjyrë e atdhe, por me mizorinë e tij godet këdo, kudo qoftë, jo vetëm në zona lufte e konflikti, por edhe aty ku mbizotëron paqja dhe mirëqenia, sepse terrori ka vetëm një qëllim, mbjelljen e urrejtjes dhe frikës ndaj tjetrit.

Ne dënojmë edhe një herë me forcë akte të tilla kriminale, që kanë lënduar çdo zemër humane kudo qoftë.

Lusim Zotin gjithashtu që paqja, harmonia, bashkëjetesa e mirëkuptimi të mbizotërojë kudo në botë. Zoti mos i dhëntë mundësi askujt të dalë mbi humanizmin, jetën që e jep veç Zoti dhe vlerat universale, aq të nevojshme në botën e sotme.

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, shpreh gjithashtu solidaritet të plotë me të gjithë ata që vuajnë sot në luftëra dhe konflikte në vende të ndryshme të botës, duke iu ofruar atyre lutjet dhe afërsinë shpirtërore.

KNFSHi dërgon ngushëllimet më të sinqerta Zelandës së Re, familjarëve të viktimave dhe komunitetit të tyre, si dhe i uron shërim sa më të shpejtë të plagosurve gjatë këtij sulmi në Zelandën e Re.

Zoti e ndihmoftë dhe e udhëzoftë njerëzimin kah e mira! Amin!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 16/03/2019 11:17

    Politika shqiptare te shohin veten e vete se jan vra me mija shqiptare te pa fashrem dhe hala ska dreci vetum ne 97 u vran me mija.

    Përgjigju
  • Alb:: 16/03/2019 10:19

    Nuk ka fe!? Atheist nuk ishte. Se atheistat nuk merren me gjera imagjinare. Duhet te jesh i indoktrinuar qe te ndermarresh te tilla aktesh. Dhe instucionet me profesioniste ne instalim doktrinash jane fete.

    Përgjigju
  • Emri: 16/03/2019 07:13

    Tani nuk paska fe qe ky eshte ortodoks serb se bo vaki ta kete vetem emrin musliman direkt terrorist Islamik. Humanizmin??! Po humanizmi apo ndjena e mbizoterimit, mendjemadhesise mbi te tjeret e dergoi tek kjo makabër. Robi duhet të ketë frikë Zotin e botrave përndryshe del nga binaret me humanizmin që ka. Zoti i mëshiroftë besimtarët e dënim kapital kti maskarai e të tjerëve si ky.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat