Amianti është një fibër natyrale që përdoret për ndërtime, por mjaft i rrezikshëm për shëndetin, arsye pse është rreptësisht i ndaluar dhe me ligj në Evropë e më gjerë, por edhe në Shqipëri. Amianti, një ndër shkaktarët kryesorë të sëmundjeve kancerogjene, është përdorur për të ndërtuar kryesisht tavane të vjetra, apo iziolime termike apo kundërzjarre, por tashmë është i ndaluar me ligj. Amianti, azbesti, eterniti cilësohet me emra të ndryshëm dhe fakt është se të gjithë e njohin. Prezenca e amiantit në objekt ose në materiale, kur ai është i izoluar, nuk shkakton rrezik për njeriun. Rreziku rritet kur ai lirohet në ajër, nga dëmtimet e ndryshme të materialeve, e posaçërisht të atyre që janë të thyeshme. Përmes organeve të frymëmarrjes këto fibra futen në mushkëri. Ato qëndrojnë përgjithmonë ne organizëm dhe janë me pasoja fatale për njeriun. Prej kohës kur njeriu i ekspozohet fibrave të asbestit e deri në diagnostifikimin e sëmundjeve, është një kohë relativisht e gjatë. Por kur ato diagnostifikohen, janë me pasoja fatale për njeriun dhe është shumë vonë të ndërmerret diçka për përmirësimin e gjendjes. Praktikisht, personat e ekspozuar ndaj këtyre fibrave, nuk kanë simptoma akute, të cilat do të konfirmonin futjen e fibrave në organizëm, por që nga momenti ku ato absorbohen nga trupi, ato fillojnë punën e tyre shkatërruese. Sëmundjet që shkaktohen nga ekspozimi ndaj fibrave të asbestit, këtij materiali të rrezikshëm, janë: Asbestoza, Kanceri Mesotelioma, Kanceri i vezoreve etj. Amianti në Shqipëri ka pasur një përdorim të gjerë në vitet ’60 dhe një pjesë e mirë e objekteve me këtë element i mbajmë të trashëguara edhe sot.
Lajmi kryesor:
Zbulohet trafiku i mbetjeve toksike/ Amianti kancerogjen bllokohet në tragetin nga Italia, groposej në Vlorë! SKEMA që zbatonin 6 të arrestuarit
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.5%
-
I keq
22.5%
-
As i mirë as i keq
32.9%
Vota total: 1548
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festat sjellin shqiptarët në Atdhe/ Fluks në portin e Vlorës, Durrësit, Kakavijë dhe Kapshticë (VIDEO)
22 Dhjetor, 08:59
-
Vlorë/ Rekrutonin shtetas të huaj për aktivitet kriminal, Gjykata lë në qeli ukrainasin dhe bjellorusin, liron 2 të tjerët për mungesë provash (EMRAT+VENDIMI)
16 Dhjetor, 15:20
-
Vlorë/ Shpërndanin kanabis në doza, arrestohen 3 persona, shpallet në kërkim një tjetër
15 Dhjetor, 13:50
-
Vlorë/ Shfrytëzonte të rinj nga Ukraina bashkë me 4 të tjerë, i rekrutonin si shpërndarës droge, vihet në pranga 24-vjeçari
15 Dhjetor, 11:29
-
Vlorë/ Vodhën para në një banesë, bagëti dhe koshere bletësh, zbardhen 6 raste vjedhjesh në Dukat, Radhimë dhe Orikum, në pranga 2 autorët
15 Dhjetor, 10:59
-
Njëri i dënuar me 20 muaj burg për shitje droge dhe tjetri me masë arresti për goditje për shkak të detyrës, 2 të arrestuar në Vlorë dhe Sarandë
27 Nëntor, 15:07
-
Vlorë/ Ishin shpallur në kërkim kombëtar për shitje narkotikësh dhe plagosje, vihen në pranga 2 persona
19 Nëntor, 14:42
-
FOTOT/ Kroçerja ‘Monet’ me 46 turistë anglezë mbërrin në Portin e Vlorës, në mbrëmje niset drejt Sarandës
13 Tetor, 13:19
-
Porti i jahteve në Vlorë, nis prishja e objekteve te ‘1 Maji’
4 Shtator, 14:01
-
Fluks pasagjerësh në portet e Durrësit dhe të Vlorës! Për 10 ditë u regjistruan mbi 100 mijë pasagjerë
14 Gusht, 17:43
-
Rritet numri i udhëtarëve në Portin e Vlorës! Të rinjtë italianë nga Kalabria për pushime në Sarandë
2 Gusht, 12:59
-
Sezoni turistik/ Fluks udhëtarësh në portet e Durrësit e Vlorës! Për korrikun qindra pasagjerë më shumë se vjet
20 Korrik, 09:12