-
Kompania italiane: Remontin e bëmë në Kroaci, mbetjet i sollëm në Vlorë, por s'janë të rrezikshme
Kompania thotë se mbetjet kishin mbetur në traget, pasi kishte bërë remont në Kroaci (Split), por nuk u lanë atje sipas tyre për shkak të nuk kishin kohë dhe vështirësive në kantier për hapësirën dhe as në Itali por u sollën në Vlorë.
22 Shkurt 2020, 10:34 -
Pezullohet transporti i mbetjeve në Shqipëri! Të arrestuarit në Vlorë: S’ka pesticide, fuçitë me vaj motori...Analizat tek Fizika Bërthamore
Vihen në filtër të gjitha firmat e pastrimit, pas dyshimit se "Delfini1" kamuflonte si produkte kimike pastrimi mbetje tokskike. Ministrja e Mjedisit pezullon transportin e të gjitha mbetjeve në Shqipëri. Mostrat e materialeve do të analizohen në Institutin e Fizikës Bërthamore. Amianti kancerogjen dyshohet se fshihet pas leshit të xhamit. Kapiteni: E lamë leshin e xhamit në hambarin e tragetit, pasi bëmë remont kohë më parë, nuk patëm mundësi ku ta hidhnim". Të arrestuarit: Në fuçitë kishte vaj motori për tragetin. Asnjë dokument shoqërues nga kompania italiane e naftës dhe gazit.
21 Shkurt 2020, 10:26 -
Trafiku i mbetjeve kancerogjene! Pamje të tjera nga fuçitë dhe amianti! Tre drejtorë dhe prefekti në portin e Vlorës (VIDEO)
Report Tv zbardhi skemën se si 6 vlonjatët merrnin nga Italia mbetjet, i sillnin në Vlorë përmes tragetit nga Brindisi dhe i groposnin përmes një pike grumbullimi në lagjen "24 Maji".
21 Shkurt 2020, 08:36 -
Zbulohet trafiku i mbetjeve toksike/ Amianti kancerogjen bllokohet në tragetin nga Italia, groposej në Vlorë! SKEMA që zbatonin 6 të arrestuarit
Një rrjet i trafikut të mbetjeve të rrezikshme, mes të cilave edhe amiant, u zbulua nga policia, ku ranë në pranga 6 persona. Report Tv zbardh skemën se si 6 vlonjatët merrnin nga Italia mbetjet, i sillnin në Vlorë përmes tragetit nga Brindisi dhe i groposnin përmes një pike grumbullimi në lagjen "24 Maji". Lëndët e rrezikshme dhe kancerogjene vinin të kamufluara si produkte kimike pastrimit, përmes kompanisë "Delfini 1". Në pranga edhe kapiteni dhe zv.kapiteni i tragetit. Lënda e rrezikshme u bllokua nga policia brenda tragetit, i cili u sekuestrua.
20 Shkurt 2020, 21:05