Që kur nisi agresioni rus në Ukrainë, gërma “Z” u përdor nga Rusia si një mënyrë për të identifikuar automjetet ushtarake. Por tani është bërë një simbol propagandistik brenda Rusisë dhe Ukrainës, thonë studiuesit.
Me nisjen e agresionit rus në Ukrainë, gërma “Z” po përdorej në rrjetet sociale, në koncerte patriotike në Rusi, në tubime që mbështesnin luftën, apo edhe në automjete e veshje.
Gërma “Z” është bërë tani një nga mjetet kryesore të propagandës së Kremlinit në luftën që ka nisur kundër Ukrainës.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
“Simbolet luajnë role komplekse në politikë. Një nga rolet më të rëndësishme është lidhja e emocioneve me propogandën specifike që Kremlini dhe udhëheqësit e tjerë politikë duan të nxjerrin. Mendoj se në këtë rast, gërma ‘Z’ ka për qëllim të ngjall tek njerëzit emocione patriotizmi, besnikërie”, thotë për Zërin e Amerikës Henry Hale, nga universiteti “George Washington”.
Gërmat “Z” dhe “V” u panë për herë të parë në tanket ruse në ditët para se të niste lufta, por asnjë arsye zyrtare nuk u dha në atë kohë. Më pas ministria ruse e Mbrojtjes tha se gërma “Z” përdorej për të simbolizuar fitoren. (“Za pobedu” në gjuhën ruse do të thotë “Për fitore”)
“Tipografia merret me dinamikën e këtyre simboleve, shkronjave dhe numrave. Në alfabetin cirilik, që rusët përdorin, pothuajse nuk ka simbole dinamike. Por në alfabetin latin, ka tre gërma shumë dinamike: L, V dhe Z. Ato janë të lehta për t’u shkruar dhe janë jashtëzakonisht dinamike”, thotë për Zërin e Amerikës,Vasily Gatov, profesor i medias.
Të tjerë studiues thonë se përdorimi i këtij simboli nga Rusia bëhet edhe për të krijuar unitet kombëtar.
“Para së gjithash ky simbol synon vetë popullsinë ruse. Sepse më e rëndësishmja për Kremlinin është që të krijojë mbështetje për këtë agresion, dhe kjo kundërshti”, thotë Henry Hale, nga universiteti “George Washington”.
Studiuesit thonë se zgjedhja e këtij simboli nga Rusia është e nxituar, për shkak të ngjashmërisë me simbolin e nazistëve. Shumë qytetarë amerikanë kanë të njëjtin mendim.
“Ky është një simbol neonazist. Shumë i keq, i frikshëm”, thotë Laurence, një banor në Merilend, SHBA.
“Simbol nazist mendoj, kjo është gjëja e parë që të vjen në mendje”, thotë një tjetër banor.
“Më kujton presidentin e Ukrainës, Zelensky-in. Ai po bën një punë fantastike! Ai është i mrekullueshëm”, thotë një tjetër banore.
Për shumë njerëz gërma “Z” është bërë simbol i tragjedisë dhe krimeve të luftës.
Regjisori francez Michel Hazanavicius, ndryshoi emrin e filmit të cilin e kishte titulluar vetëm me gërmën “Z”, për të mos patur asnjë lidhje me simbolin e përdorur nga Rusia. Dy grupe muzikore në Rusi, DDT dhe Bi-2 po ashtu kanë refuzuar të japin koncerte në skena që kanë patur gërmën “Z”./VOA
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Germes Z po ti vihen vijat anesore behet si kryqi hitlerian pra Putini me pushtimin e Ukraines nga Putin tani e tutje do te quhet Putler.
Përgjigju