"Shqipëria tashmë është ngjitur në listën e destinacioneve më të kërkuara nga vizitorët e huaj! Turistët hungarezë kanë filluar ta zbulojnë gjithnjë e më shumë!"
Media hungareze "Player", i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, kryesisht për vijën bregdetare, por pa harruar Beratin, Krujën dhe Tiranën.

Berati
Teksti përmban lëvdata për bukuritë natyrore për të cilat Shqipëria po shquhet vazhdimisht në media ndërkombëtare.
Gazetari Oszkár Rétsági, ka shkruar për të përditshmen hungareze se vendpushimi më i famshëm është Ksamili me një vendndodhje përrallore, një fshat i vendosur në një gadishull të ngushtë të kufizuar nga deti Jon dhe liqeni i Butrintit.

Ksamili
Turistët hungarezë kanë filluar të zbulojnë gjithnjë e më shumë për plazhet e ndryshme, që nga Vlora, Dhërmiu, Borshi dhe Durrësi.
Atraktiviteti i Shqipërisë qëndron në faktin se ajo ende nuk është përfshirë plotësisht nga globalizimi, por kjo është edhe një e metë e saj, Ballkani duhet të ishte përgatitur për fluksin ne rritje të vizitorëve. Njerëzit tashmë po socializohen me turizmin pasi komunizmi nuk kaloi pa lënë gjurmë.
Perveç kryeqytetit të Tiranës, ka edhe vendbanime të tjera të bukura, si Kruja dhe Berati, shkruhet në artikullin i cili shoqërohet me shumë peizazhe si nga shtëpitë e famshme të Beratit ashtu dhe Kalaja e Krujës.
B.K/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
36.9%
-
Jo
56%
-
Nuk e di
7%
Vota total: 298
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Egnatia dhe Partizani një pikë për kreun, 'Demat' ndalen pas gjashtë fitoreve! Dinamo mund 1-0 Erzenin, Tirana fiton 3-2 ndaj Kukësit në fund
23 Nëntor, 22:16
-
Përroi del nga shtrati, përmbyt qytetin e Koplikut! Çahet asfalti! Uji hyn në banesa e biznese! Nën ujë dhe shëtitorja e Sarandës e Ksamili
22 Nëntor, 11:17
-
Kombëtarja 'kthen' Tiranën në Air Albania
21 Nëntor, 22:10
-
Berat/ Ali Kreku, mjeshtri i hekurit, me 56 vite pune mbi supe: Të rinjtë s’duhet të braktisin zanatet
20 Nëntor, 17:27
-
Revista polake: Zbuloni Shqipërinë, destinacionin e aventurave të paharrueshme
19 Nëntor, 10:25
-
Berati ndez dritat, çel siparin e festave të fundvitit
18 Nëntor, 17:45
-
Berat/ Pëson infarkt duke shkuar në shkollë, ndërron jetë në moshë të re mësuesja e anglishtes në Dimal! Dedikimi prekës i nxënësve
18 Nëntor, 16:21
-
Arrestohet në Berat 34-vjeçari, i dënuar në Belgjikë për trafik droge
18 Nëntor, 13:56
-
‘Tempulli’/ Shiste drogë në zona të ndryshme të qytetit të Beratit, pranga 45-vjeçarit
17 Nëntor, 11:50
-
Meta-Berisha çojnë në KAS vendmin e Celibashit! ‘BF’: T’i hiqet mandati kryebashkiaku i Kuçovës
16 Nëntor, 11:37
-
Kuçovë, 2 të arrestuar për drogë, i gjejnë qeset me mijëra paund e lekë, elektroshok dhe 2 shkopinj metalik
16 Nëntor, 11:27
-
Tirana kërkon 500 mijë euro, Florent Hasanin e kërkojnë edhe në Kroaci
16 Nëntor, 10:33
Serborus shtetas Hungarez janë…!
PërgjigjuJan avar, sjan sllav