TIRANË - Çfarë është koronavirusi?! Nxënësit e fillores janë përgjigje suprizuese në një vëzhgim që gazetarja e Report Tv, Doris Sallaku bëri në shkollën "Fan Noli" në Tiranë. Gjatë në ore mësiore edukative për nxënësit për informacionet bazike rreth koronavirusit, fëmijët kanë dhënë përgjigjet e tyre, ndërsa në orët mësimore kanë marrë edhe këshillat bazike për ruajtjen e higjienës personale, një nga masat më të rëndësishme për parandalimin e infektimit nga COVID-19.
Fëmijët thonë se nuk janë të frikësuar, pasi siç ata shprehen nëse respekton rregullat e higjienës je i mbrojtur. Ndërkohë theksojnë faktin që më të rrezikuarit janë moshat e treta dhe jo fëmijët.
Mësuesja Ëngjellushe Mesi tha se në shkollë janë marrë masat higjeno-sanitare, ndërkohë që mungesat në këtë periudhë kane qenë normale.
Edhe pse deri më tani fatmirësisht nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirusin e ri në vendin tonë, ministrja e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin që në të gjitha institucionet arsimore të shtohen masat higjieno-sanitare.
Se ka kompetencë, është përcaktuar qartë në Kushtetute, tre janë rastet.
Përgjigjuai djali që thot që koronavirusi është perhapur ne kine per të ulur popullsin e kines meriton 10 me ⭐️