Asnjë rast me koronavirus, pasagjerët e ardhur nga Italia: Shqiptarët nuk kanë frikë

Në pikat kufitare vijojnë kontrollet në kuadër të masave për koronavirusin. Në Portin e Vlorës mëngjesin e kësaj sotëm kanë mbërritur 211 persona me tragetin e linjës Brindisi-Vlorë.

Në monitorim janë dy grupe me 6 mjekë në total dhe një personel të shtuar në kufi, ku të gjithë pasagjerëve iu matet temperatura dhe intervistohen. Pasagjerët shprehen se më shumë është krijuar panik sesa është situatë në të vërtetë, midis tyre ka edhe italianë të cilët thonë se gjendja në Itali paraqitet më e qetë.

"Situata ku jam unë në jug është në rregull, në veri jo aq mirë. Njerëzit nuk është se kanë shumë frikë, jo aq sa duket. Unë jam nga Leçe, gjithçka është në rregull atje, këtu na kontrolluan dhe ishim në rregull".

"Shenja gripi asgjë, jemi në rregull, asnjë frikë nuk ka, sidomos shqiptarët nuk kanë frikë, është e pamundur ajo punë", tha një qytetar

"Normal, funksionon pak paniku", tha një tjetër pasagjer

Drejtori i operatorit të Kujdesit Shëndetësor për jugun Kujtim Llapi konfirmon se nga qarku i Vlorës janë marrë 6 mostra të personave të dyshuar me koronavirus, 3 kanë dalë negative dhe për 3 të tjerët po kryen analizat.

"Operatori i Vlorës ka 5 pika kalimi kufitar. Jemi në përditësim të përditshëm dhe për masat në çdo pikë kufitare. Që në marrjen e këtyre masave deri më tani janë marrë 6 monstra, 3 të cilat janë çuar dhe kanë dalë negative, 3 të tjerat sot janë çuar në institut për të cilat shpresojmë që dhe ato të dalin negative", tha Kujtim Llapi

Me përhapjen e koronavirusit në Itali, në Shqipëri janë shtuar masat në pikat kufitare me dyfishimin e personelit. Në aeroportin e Rinasit, në portet e Vlorës e Durrësit, dhe në pikat e tjera kufitare tokësore janë shtuar masat mbrojtëse. Deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë person të prekur nga koronavirusi.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 03/03/2020 16:37

    Pirdhe pirdhe se te frika eshte puna ke apo s ke frike. Po erdhi dilni bleni rroba te reja dhe pershendesni kotheren me draper!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur