SKEDA/ Çfarë është plani i BE-së për rritjen, 6 mld euro për Ballkanin

Gjashtë miliardë euro – ky është fondi që Bashkimi Evropian ka planifikuar të ndajë për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Bosnje e Hercegovinën dhe Serbinë për periudhën 2024-2027, për ta përshpejtuar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor.

Kush e përfiton?
Plani, pak a shumë, thotë kështu: Kush i kryen reformat e parapara, i merr fondet. Ata që nuk punojnë, mbeten prapa. Për më shumë, asnjë vend nuk do të mund ta bllokojë tjetrin në këtë proces. Madje, nëse vërehen përpjekje, ato mund të ndëshkohen.
Ndër synimet kryesore të të ashtuquajturit “Plan i Rritjes për Ballkanin Perëndimor” është që të forcohet një treg i përbashkët rajonal, i integruar gradualisht me atë të BE-së.

Si do të funksionojë Plani?
Më 8 nëntor të viti të kaluar Komisioni Evropian miratoi Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, me synimin për të sjellë të gjashta vendet e Ballkanit Perëndimor më afër BE-së, si në aspektin e reformave strukturore por edhe në drejtim të zhvillimit ekonomik. Plani parasheh  2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi të volitshme me pagesë të kushtëzuar që partnerët e Ballkanit Perëndimor të përmbushin reforma specifike socio-ekonomike dhe themelore.

Në momentin e prezantimit, Komisioni Evropian evidentoi se ka një diferencë në zhvillim ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndirmor dhe mesatares së BE-së, pasi aktualisht është në rreth 35% të nivelit mesatar të BE-së. Synimi është që brenda disa vitesh kjo shifër të shkojë në 60%.

Pagesat do të bëhen dy herë në vit, në bazë të kërkesave të paraqitura dhe pas verifikimit nga Komisioni për arritjen e kushteve dhe parakushteve përkatëse të pagesës, si stabiliteti makrofinanciar, menaxhimi i shëndoshë i financave publike, transparenca dhe mbikëqyrjen e buxhetit.

BE-ja ka thënë se fondet, në parim, do të ndahen varësisht prej Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të një vendi. Por, nëse një vend nuk i kryen reformat pas 1-2 vjetëve, atëherë shuma u shpërndahet vendeve të tjera.

Ku bazohet? 
Plan i ri i Rritjes është i bazuar në katër shtylla: Forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së;  forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale; rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.

Për të arritur në drejtim të një tregu të lirë synohet: Lëvizja e lirë e mallrave; Lëvizja e lirë e shërbimeve dhe punëtorëve; Qasja në zonën e vetme të pagesave në euro (SEPA); Lehtësimi i transportit rrugor; Integrimi dhe dekarbonizimi i tregjeve të Energjisë; Tregu i vetëm dixhital; Integrimi në zinxhirin e furnizimit industrial.

Nga lëvizja e mallrave pritet të zvogëlohet koha e pritjes për tri orë, çka më pas do ta ulte edhe koston e tarifave për 2 për qind.

Kur miratohet?
Pritjet janë që Parlamenti Evropian t’i finalizojë të gjitha procedurat deri në prillin e sivjetmë, për të mundësuar lëshimin e fondeve sa më shpejt. Plani është që pagesat e parë në kuadër të këtij plani të nisin në qershor, ndaj 3 muajt janë vijim kërkojnë miratimin dhe implementimin e një sërë reformash strukturore. Aktualisht, ekonomia e BE-së kap vlerën e mbi 15 trilionë eurove, ndërsa ekonomia e vendeve të Ballkanit përbën vetëm 0.06 për qind të ekonomisë së bllokut, apo rreth 100 miliardë euro.

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kujdes: 29/02/2024 13:04

    Kjo shtylla e dyte, forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit, eshte e rrezikshme. Siç e zbuloi edhe vete Gjermania, marrdheniet tregtare me vende kundershtare shkaktojne varesi te rrezikshme ekonomike ne rast lufte. Perballja me serbet, ne nje forme ose ne nje tjeter, eshte ceshtje kohe. Cdo lloj bashkepunimi ekonomik me ta sot shkakton varesi per te ardhmen.

    Përgjigju
  • Ricardo: 29/02/2024 12:41

    Ketu po therren per pronat brenda familjes dhe ti ben tangerllik ! Faleminderit duhet thene edhe per aq dhe mbase rritet sado pak mireqenia e njerzve !

    Përgjigju
  • Europa mashtruse: 29/02/2024 10:04

    Tani qe jua shtrengoj vidat Rusia u kujtuan keta te vijne ne ballkan , jo sepse u intereson zhvillimi i rajonit por kane frike se mos futet Rusia ne rajon dhe e humbasin pergjithmone . Politika e ketyre kurvave dihet si eshte por prb eshte se si do ta shfrytezojne kete moment keta gajdutet qe kemi ne politike ne

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin