Çfarë fshihet mbas ndryshimit
të të dhënave nga gjyqtari Çeliku

Çfarë fshihet mbas ndryshimit<br />të të dhënave nga gjyqtari Çeliku
Kanë kaluar mbi katër muaj nga depozitimi i formularëve të vetëdeklarimit për efekt të ligjit të dekriminalizmit. Gjyqtarët tashmë kanë depozituar deklarimet, ku rezulton që ka mes tyre nga ata, që kanë ndryshuar në të kaluarën emra e mbiemra, si dhe të gjitha gjeneralitetet e mundshme dhe pas katër muajve ky proces s’ka asnjë efekt mbi togat e zeza.
Në listën e gjyqtarëve me gjeneralitete të ndryshuar bënë pjesë dhe gjykatësi i kryeqytetit Ilir Çeliku. Por, në ndryshim nga kolegët e tij me gjeneralitete të ndryshuara emër ose mbiemër, z.Çeliku rezulton se ka ndryshuar gjithcka: Emër, mbiemër, vitlindje, atësi, mëmësi dhe vendlindje.
Siç mund të shihet në faksimilen e formularit të vetdeklarimit, të siguruar nga Shqiptarja.com, gjyqtari Çeliku sot ka gjeneralitetet Ilir Çeliku me datëlindje 03.01.1971, atësi Medi dhe mëmësi Adelina dhe vendlindje Grabjan, Lushnje. Këto gjeneralitete gjyqtari i Dhomës Civile në gjykatën e Tiranës i përdor sot, ndërsa në të shkuarën - pa deklaruar nga cili vit deri në cilin vit i ka përdorur – ai figuron si një tjetër person, me emrin Elefterios, mbiemrin Çelikas. Dhe ajo që është e veçantë nga të gjithë gjyqtarët e tjerë, është se z.Çeliku ka ndryshuar dhe babanë e nënën, duke vetëdeklaruar se babai i tij quhej Petro, e jëma Maria dhe ka lindur në vitin 1972, jo në Lushnje, por në qytetin e Korçës.
Këto formularë janë depozituar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili duhet të bëjë verifikimet sipas ligjit, por deri tani rezulton se askush nuk është penalizuar apo të jetë thirrur të japë shpjegime se përse janë bërë ndryshimet.
Në listën prej 390 vetësh, tetë gjyqtarë rezultojnë se kanë bërë ndryshime, nga një gërmë, deri në gjeneralitetin e plotë, përfshi emër dhe mbiemër, ndërkohë që, në formularët e dorëzuar, ata kanë deklaruar vetëm ndryshimin, por pa dhënë shpjegime. Ndoshta kjo, pasi, në rast të një verifikimi të plotë, ata me siguri do të penalizoheshin dhe janë mjaftuar vetëm me një deklarim të faktit të ndodhur.
Ndryshimet për një pjesë prej tyre i përkasin periudhës para se të emëroheshin gjyqtarë dhe të jepnin drejtësi në emër të Republikës, por ka edhe nga ata që kanë bërë ndryshime gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës së gjyqtarit.
 
Emigrimi i Çelikut ne Greqi
Çerek shekulli më pare, përkatësisht nga viti 1991 deri në vitin 1992, gjyqtari Çeliku deklaron se ka jetuar jashtë vendit, në Greqi, fillimisht në Kastoria (Kostur) e më pas në Serres, si emigrant. Në vitin 1992 ai është kthyer në atdhe e sot është ndër personat me peshë në sistemin e drejtësisë dhe i njohur si gjyqtari që më së shumti jep vendime për procese, që lidhen me falimentin e kompanive VIP, të cilat kanë operuar apo janë në fundin e operimit të tyre në tregun shqiptar.
Në ndryshim nga kolegët e tij, gjyqtar Çeliku ka ndryshuar dhe gjeneralitetet e prindërve apo vend e vit lindjen. Ndoshta ky veprim është bërë për të siguruar letrat si “vorio-epirot” dhe lejen e qendrimit në fqinjin jugor. Në këtë logjikë, shumë shqiptarë kanë ndryshuar emrat e baballarëve nga Hasan në Spiro, të nënave nga Sanije në Jorgjie, madje edhe vendin ku kalë lindur, për ta afruar sa më shumë kufirit me Greqinë.
Por nuk kuptohet se cila ishte nevoja që e detyroi gjyqtarin e ardhshëm të ndryshonte datëlindjen.
 
Ilir Çeliku i Proceduar nga KLD me Gjin Gjonin
Do të mjaftonte edhe një fakt i tillë që të vihej në dyshim menjëherë qendrimi i këtij personi, që jep deklarime të rreme në shtete të huaja për identitetin e tij, në radhët e njerëzve të veshur me autoritet shtetëror, të aftë të japin vendime për të siguruar zbatimin e legjislacionit në fuqi. Po si mund të quhet i përshtatshëm ai për një funksion të tillë, ku kërkohet integritet dhe pastërti figure edhe për periudhën para se të ushtronte këtë detyrë? Aq më tepër kur tani po shtrëngohen së tepërmi kushtet për qendrimin në radhët e gjyqtarëve të personave me precedent të tillë.
Çeliku rezulton si gjyqtar i njohur për lidhjet e tij me krerët e ish-qeverisë së Partisë Demokratike apo direkt me familjen e kryeministrit Berisha, për të cilat është përfolur mjaft herë nisur nga fakti që “shorti” për të gjykuar procese ndaj opozitarëve për shpifje nga fëmijëve të ish-kryeministrit i binte vazhdimisht atij dhe gjithnjë përfundimi dihej: gjobë për ata që kishin kritikuar verbalisht kupolën e pushtetit. Ndërkohë, edhe pse i proceduar një dekadë më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në vitin 2006, sëbashku me gjyqtarin tjetër të shumëpërfolur Gjin Gjoni, ai asnjëherë nuk ka marrë masë ndëshkuese, ndërkohë që KLD është mjaftuar me një vrejtje me paralajmërim, dhënë më 24 tetor 2006 “për kryerjen e veprimeve në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës”, duke shmangur masën e kërkuar nga ministri i atëhershëm i Drejtësisë për transferim në një gjykatë tjetër.
 
Gjyqtarët e tjerë
Këta janë disa prej emrave, të cilët i përkasin listës së gjyqtarëve me gjeneralitete të ndryshuara. Këtu rezulton se të paktën çdo gjykatë në rang vendi ka një gjykatës me gjeneralitete të ndryshuara.
•   Ken Dhima, gjyqtar në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, ka ndryshuar emrin dhe mbiemrin. Ai deklaron se emri i tij i parë ka qenë Krenar Gjoka. Dhima është akuzuar nga ILDKP për fshehje të pasurisë, ndërsa është proceduar dhe në Prokurori
•   Zeta Terpollari, gjyqtare në Gjykatën e e Lushnjës emrin e parë e ka patur Zenepe
•   Zihni Spahiu, gjyqtar në Elbasan, deklaron se emri i tij i parë ka qenë Zeni Spahiu
•   Petrit Aliaj, gjyqtar në Gjykatën Apelit Vlorë ka ndryshuar mbiemrin. Më parë ai quhej Petrit Vejzadi. Aliaj është kallëzuar penalisht nga ILDKP për fshehje pasurie dhe deklarim të rremë
•   Rexhina Merlika, gjqtare në Tiranë, më parë quhej Gjelina
•   Skënder Haluci, gjyqtar në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe kryetar i kësaj gjykate, thotë se mbiemri i tij i parë ishte Buçpapaj
•   Durim Hasa, gjyqtar në Berat, deklaron se emri i tij i parë ishte Duçe Hasa
 
Ligjet per ndryshimin e emrit
Ndryshimi i gjeneraliteteve në legjislacionin e deri pak viteve më parë në Shqipëri ishte i mundur lehtësisht dhe është përdarur jo pak nga persona, që kanë patur probleme me Drejtësinë. Por ndryshimi i prindërve dhe sidomos i datëlindjes dhe vendlindjes rezulton një rast i rrallë, për të mos thënë nga të paktit, pasi ështa paraqitur e si me një qytet tjetër nga ai ku ka lindur, ashtu edhe me një tjetër vitlindje.

faksimile
faksimile
(Faximile e vetëdeklarimit të gjyqtarit Ilir Çeliku)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë