1769604725_paokselanik.jpg

Tetë tifozë të PAOK-ut të Selanikut ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit, me klubin grek që i ka nderuar. Në dyqanin zyrtar të klubit në Selanik, janë fotografuar tetë fanella me emrat e viktimave dhe me numrin 12-të mbi shpinë.

Tifozët për çdo klub cilësohen si 'futbollisti i 12-të', ndaj PAOK-u ka zgjedhur këtë mënyrë homazhi.

Kujtojmë se dhjetë tifozë të PAOK-ut u përfshinë në një aksident automobilistik në Rumani, me furgonin e tyre që u përplas "kokë më kokë" me një kamion. Gjashtë tifozë ndërruan jetë në vend, ndërsa një tjetër rrugës për në spital. Njëri prej tyre ishte shqiptari Vasil Pilo. Ndërkohë tre të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën, mes tyre shqiptari tjetër, Genci Sadiku,

Ndërkohë, viktima tjetër ishte një tifoz i PAOK-ut në Larissa, i cili pasi mësoi lajmin humbi jetën nga hidhërimi pasi kishte probleme me zemrën.


Lajmi kryesor:

Klithma e vdekjes dhe furgoni i zi që mori jetën e 7 tifozëve të PAOK-ut, Selaniku në zi! Mjeku tregon dëshminë e të plagosurit: U bllokua timoni