Çfarë gjeti Albin Kurti në Tiranë?
Albin Kurti gjatë takimeve në Tiranë
Me fjalët e Albin Kurtit shumë mund të mos jenë dakord, por që në trojet shqiptare ai është më i vendosuri opozitar, këtë askush nuk e mohon.
Me ideologjinë dhe vetëvendosjen e Albin Kurtit shumë mund të mos jenë në një linjë, por për jetën e tij, për korrektësinë e tij, askush nuk ka asnjë fjalë të keqe për të thënë.
Idealist? Utopik? Endërrimtar për një Kosovë apo Shqipëri që është vështirë të jetë e të bëhet siç është në kokën e tij? Mundet, por Albini, si pakkush mban lart zërin opozitar, jokonformist, kundërshtar pushteti e qeverish.
Tani që gjakrat duken më të qetësuar, tani që kaluan disa ditë nga vizita e tij më e fundit në Shqipëri, me opozitarë shqiptarë, studentë e shoqëri civile, diçka duhet të mësojmë prej tij: A gjeti në Tiranë Albini shpirt të pastër opozitari, utopistë, idealistë, ëndërrimtarë për një të tashme e të ardhme më të mirë?
Urojmë të mos ketë gjetur vetëm disa kokëboshë e mendjemëdhenj që siç shohim poshtë e lart, vënë në plan të parë egon gjigande, interesa personale e pasur; që sulmojnë e ngrenë hipoteza për këdo e gjithandej pa fakte e pa dituri krijojnë vetëm tym e devijojnë të vërtetën siç u pëlqen, pa u kujdesur aspak se janë lakuriq e shihen mirë nga të gjithë?
Nëse Albini do të themelonte një Vetëvendosje në Shqipëri, është e bukur të shohim se kush do të jetë fryma dhe fytyra e Vetëvendosjes në Shqipëri.
Albini pa sy më sy dhe preku shpirtin e shumë bashkëatdhetarëve; veç fjalëve, urojmë, të ketë dalluar që brenda tyre të jetë fara e qëllimit të ndriçuar, të pastër, konstruktiv dhe të mirë, përndryshe, Shqipëria e shqiptarët janë të lodhur nga fodullë e mëndjemëdhenj që i futen politikës vetëm për përfitim.
a.m./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Janar, 08:40
A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?
-
Po
89.4%
-
Jo
6%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 651
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese në fushatë/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Spahiu: Lideri historik dhe krijues i shtetit të Kosovës është Rugova dhe jo Albin Kurti
13 Janar, 23:02
-
Kosovë/ Kryeministri Kurti takohet me zëvendëssekretarin e SHBA-ve, Richard Verma
10 Janar, 16:04
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20
-
Kosovë/ Kurti: I hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, dëshmoj në zyrën time! SHBA-të janë aleati ynë kryesor
7 Janar, 16:30
-
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Grenell: Të tensionuara prej Kurtit! Prej 35 vitesh, raporte të shkëlqyera me Rugovën, Thaçin dhe Hotin
7 Janar, 16:07
-
KQZ rendit Listën Serbe në fletëvotime, kundërshtohet nga Lëvizja Vetëvendosje
6 Janar, 21:38
-
Ngjela për Report TV: Shqiptarët e Maqedonisë duhet të kërkojnë shkëputjen dhe t’i bashkohen Kosovës! Albin Kurtit i kanë rënë aksionet në sondazhe
6 Janar, 19:16
-
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, Kurti: S’do të kemi nevojë për koalicione paszgjedhore
6 Janar, 16:26
-
Vuçiç: Kurti e konsideron Listën Serbe armiken më të madhe
4 Janar, 16:05
-
Albin Kurti s’flet më për bashkim kombëtar, thotë se Kosova e Shqipëria si dy Republika duhet ta bëjnë shekullin 21, shekullin shqiptar
3 Janar, 20:24
-
Kurti vihet sërish në lëvizje, kërkon anulimin e vendimit për regjistrimin e Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare
2 Janar, 14:18
Eshte opozitare serborus,sic eshte Salihu,Iliri,Monika, Basha,Paloka,Mediu,Shehi dhe grupi srbosllav ne Kosove.
Përgjigju