Çfarë i bëri bashkë Kim Kardashian
dhe Madonnën? Ja arsyeja

Çfarë i bëri bashkë Kim Kardashian<br />dhe Madonnën? Ja arsyeja<br>
Kim Kardashian dhe Madonna së fundmi lançuan së bashku kremin më të ri “MDNA Skin” . Promovimi i këtij produkti u ideua në një mënyrë të tillë; Kandee Johnson, në rolin e moderatores ka intervistuar  Kim dhe Madonnën duke u kërkuar atyre të tregojnë se çfarë përdorin ato në përditshmëri dhe gjithçka kanë mësuar me kalimin e kohës.

Madonna ka treguar se problemi i saj i përditshëm janë sytë e fryrë, duke qenë se nuk bën gjumë të rehatshëm gjatë natës.
“Kur ngrihem në mëngjes sytë e mi duken si planetë të vegjël. Kështu që kam krijuar një maskë për sytë e mbushur me një serum të posaçëm.”, është shprehur ylli i pop-it.

Nga ana tjetër, Kim ka treguar se në fakt një truk bukurie e ka mësuar nga nëna e saj Kris Jenner.
“Mamaja ime më mësoi se edhe me pak shpenzime, thjesht truke mund të dukesh bukur. Ajo më tregoi se fytyra duket më mirë nëqoftëse e pastron me një pecetë të nxehtë çdo natë.”,- u shpreh Kim. 

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë

Rutte përsërit mbështetjen e NATO-s për Ukrainën në luftën kundër Rusisë