Çfarë i ndodh një nëne pas lindjes?! Cilat janë më të rrezikuar për të kaluar në depresion...i ndodh edhe meshkujve /VIDEO

Lindja e fëmijës shkakton ndjesi të fuqishme tek nëna. Që prej gëzimit të papërshkrueshëm, deri tek frika apo ankthi. Por gjithashtu mund të sjellë edhe diçka të papritur, depresionin. Quhet “postpartum”, dhe prek më së shumti nënat e reja. Për këtë sindromë, psikiatrja Arjana Rreli, thotë për Report Tv, se më të rrezikuara janë ato gra të cilat janë përballur me një traumë në jetën e tyre, ndërsa 80% e grave e kalojnë pa rrezik këtë gjendje të shkaktuar nga hormonet.

“Sindroma “Baby blues” kalon brenda disa javëve, dhe prek 80% të femrave. Ndërkohë depresioni “postpartum” prek 10-20% nga nënat e reja. Nëse ky çrregullim humori zgjat në kohë, do të thotë që lindja ka qenë thjesht një shkak që ka çuar drejtë një sëmundjeje apo një problemi të shëndetit mendor. Çrregullimi “postpartum” vendoset më tepër në subjektet të cilët kanë pasur paraprakisht trauma apo konflikte psikologjike të mbartura nga koha", shprehet Arjana Reli.

Por nuk janë vetëm gratë ato të cilat përballen me depresionin pas lindjes. Në disa raste janë meshkujt ata të cilët përjetojnë depresion pasi janë bërë baballarë. Psikiatrja Reli tregon se kjo sindromë prek më së shumti meshkujt e ndjeshëm.

 “Ndodh edhe tek meshkujt, por jo për shkak të ndryshimeve hormonale, të cilat i ka femra në rastin e “postpartumit”. Tek meshkujt ndodh kur babai ka një personalitet të veçantë, që merr shumë përgjegjësi, është tipi shumë detajist dhe perfeksionist, kërkon të marrë të gjitha situatat nën kontroll pas lindjes së këtij fëmije", thotw psikiatrja.  

Depresioni Postpartum nuk është një mangësi e karakterit ose një dobësi. Ndonjëherë është thjesht një ndërlikim i lindjes. Të gjithë nënat e reja të cilat përjetojnë simptoma si ankth, mërzitje pa shkak, apo deri në raste ekstreme ku nuk duan të afrohen me fëmijën e tyre, bëjnë mirë t’i drejtohen një specialisti.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare