-
Mjekja Arjana Rreli rrëfehet në ‘Esencë’ për vështirësitë që ka hasur në mjekësi! Emocionohet nga dedikimi i bashkëshortit
Sot në “Esencë” ndamë një bisedë me psikiatren Arjana Rreli. Një rrëfim për jetën dhe rrugën e gjatë në mjekësi. Ka qenë në vajzë çapkëne, e apasionuar pas sporteve fillimisht dhe më vonë me dëshirën për tu bërë arkitekte.
3 Shkurt 2023, 19:26 -
Sociale
‘Pandemi e shëndetit mendor’, Psikiatrja Rreli për Report Tv: Ka shtim të rasteve, COVID faktor kryesor! Rritja e popullsisë vështirëson shërbimin ambulator
Psikiatrja, Arjana Rreli në një lidhje skype për Report Tv, ka folur lidhur me ngjarjen që tronditi vendin tonë mëngjesin e sotëm në Astir, dyshimet e forta që ishte pasojë i problemeve të shëndetit mendor dhe ndikimin e pandemisë në jetët tonë.
16 Tetor 2021, 19:14 -
Shëndeti
Efektet e pandemisë, janar-prill 2021 bien 11% pacientët në spitale, 40% më shumë shtrime në psikiatri
Situata shëndetësore e krijuar nga pandemia e Covid-19 ka ndikuar edhe për 2021 në treguesit e shërbimit spitalor publik. Sipas raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë në spitalet shtetërore, për periudhën janar-prill 2021, janë trajtuar 11% më pak pacientë me sëmundje të ndryshme se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Në total, në spitalet publike, numri i pacientëve të shtruar për këtë periudhë është 73,556 nga 82,790 pacientë të shtruar në 2020.
13 Tetor 2021, 09:15 -
Kronikë
COVID godet rininë, 25 vetë në ditë kërkojnë psikiatrin, Arjana Rreli për Report Tv: Shumë të sëmurë, pak psikiatër
Pandemia ka shkaktuar ankth dhe stres masiv tek rinia shqiptare. Psikiatrja Arjana Rreli thotë se mesatarisht trajtojnë 25 raste në ditë me pacientë që drejtohen për herë të parë.
20 Qershor 2021, 14:19 -
Kronikë
Krimet nga përdorimi i drogës, flet psikiatrja Rreli: Pak kërkojnë ndihmë! Ja zonat e nxehta të shpëndarësve të drogës në Tiranë
Përdorimi i drograve shkakton dëme të pariparushme në shëndetin mendor e për pasojë edhe krime. Mjekja psikiatre Arjana Rreli thotë se mbetet shqetësuese që pjesa më e madhe e përdoruesve e konsiderojnë normale situatën. Sipas saj, numri i atyre që kanë nevojë për trajtim mjekësor është shumë më i madh nga cfarë paraqiten për ndihmë
30 Prill 2021, 19:16 -
1 vit pandemi! Debatet mbi COVID krijojnë dilema, psikiatrja Arjana Rreli: Shmangni informacionet që 'turbullojnë'
Një vit pandemi ka ndikuar jo pak në gjendjen emocionale të qytetarëve. Për ekspertët shëndeti mendor duhet të ruhet duke e pranuar situatën e re me të cilën gjithë bota po përballet. Psikiatrja Arjana Rreli këshillon që qytetarët të mos lëkunden nga diskutimet mbi efektivitetin e vaksinave pasi krijojnë dilema tek kontigjeni që është pranë vaksinimit.
17 Mars 2021, 16:58 -
Psikiatrja për Report Tv: COVID-i shkaktoi stres kolektiv! Si ta kalojmë? Fokusohuni te festat (VIDEO)
Frika nga infektimi me COVID-19 por dhe vet përballja më këtë virus ka rritur numrin e qytetarëve që po shfaqin shenja si ankth apo atake paniku. Psikiatrja Arjan Rreli thotë për Report Tv se po përballemi me një stres kolektiv dhe se në këtë periudhë fundvitit duhet të fokusohemi tek pozitiviteti që sjellin festat.
11 Dhjetor 2020, 15:24 -
3 vetëvrasjet e pacientëve me COVID te 'Shefqet Ndroqi'/ Psikiatria në Report Tv: Nga paniku, mendojnë skenarin më të keq! Shkak dhe mungesa e familjes
Një nga shenjat më të dukshme të pacientit me sëmundjen e COVID-19 është përfshirja e tij në panik që vjen edhe për shkak të mungesës së oksigjenit në mushkri dhe në tru. Kjo gjë e bënë më të vështirë jo vetëm shërimin e tij, por përshkallëzon gjendjen në sistemin nervor deri në vetëvrasje. Pas tre ngjarjeve të rënda me vetëvrasje në spitalin “Shefqet Ndroqi” psikiatria Arjan Rreli në ReportTv u bënë thirrje mjekëve të marrin informacion nga familjarët për çdo pacient që shtrohet në spital me COVID-19
2 Nëntor 2020, 15:20 -
5 muaj me COVID-19, të rinjtë po përjetojnë më tepër ankth! Psikiatria: Shqetësim më të madh shfaqin 20-28 vjeçarët
Kanë kaluar 5 muaj tashmë që prej rastit të parë me koronavirus të shënuar në vendin tonë, qytetarët përjetuan periudhën e karantinës dhe më pas atë të rritjes së shifrave të të infektuarve çdo ditë, kjo situate ka sjellë një rritje të ankthit tek qytetarët, që sipas mjekes psikiatre Arjana Rreli më së shumti po e përjetojnë të rinjtë. Qytetarët e prekur nga covid përjetojnë një ankth të dyfish, ku përveç dhimbjes fizike vuajnë dhe atë emocionale.
15 Gusht 2020, 14:41 -
Vetëflijimi i nënës dhe vajzës, psikiatrja në Report TV: Probleme me çrregullimin mendor, ndikoi edhe vetëvrasja e kryefamiljarit
E parë në aspektin psikologjik dhe psikiatrik vetëflijimi i nënës Zhaneta Josifi dhe njërës prej vajzave është një çrregullim në shëndetin mendor. Psikiatria Arjana Rreli në një intervistë për Report Tv jep arsyet se përse kjo tragjedi lidhet me atë që ajo e quan psikozë.
8 Korrik 2020, 14:03 -
Si po e përjetojnë shqiptarët virusin kinez? Psikiatrja: Stres pas tërmetit, këshillat çfarë duhet të bëni
Çdo ditë po përballemi mbi lajmet për koronavirusin e ri, që deri më tani ka marrë jetën e 1370 personave. Por si ndikojnë këto lajme tek qytetarët nga ana psikologjike? Psikiatrja Arjana Rreli shpjegoi për Report Tv se komentet mbi koronavirusin e ri janë një stresor i mbivendosur në këtë periudhë të postraumes që përjetuan shqiptarët nga tërmeti.
13 Shkurt 2020, 18:32 -
Dhuna ndaj grave/ Psikiatrja për Report Tv: Çfarë pasojash lë në aspektin psikologjik
Dhuna ndaj grave është një fenomen mbarë botëror, që ende është i pranishëm në shoqërinë tone. Data 25 nëntor shënon ditën ndërkombëtare të dhunës ndaj grave. Në këtë ditë, psikitrja Arjana Rreli tregon për Report Tv se dhuna ndaj femrën lë pasoja në sistemin nervor për afate kohore të gjata.
25 Nëntor 2019, 21:13 -
Si mund të kaloni ankthin e tërmetit? Lexoni këshillat e psikiatres se cfarë duhet të bëni
Psikiatrja Arjana Rreli në një lidhje telefonike për Report Tv dha këshillat e saj se si duhet të veprohet për të kaluar situatën e panikut dhe frikës nga tërmeti që tronditi dje Durrësin dhe Tiranën.
22 Shtator 2019, 14:06 -
Çfarë i ndodh një nëne pas lindjes?! Cilat janë më të rrezikuar për të kaluar në depresion...i ndodh edhe meshkujve /VIDEO
Depresioni që prek nënat e reja apo siç quhet ndryshe postpartum, është një temë për të cilën nuk flitet shpesh. Report Tv ka pyetur psikiatren Arjana Reli, e cila ka dhënë detaje mjaft interesante në lidhje me këtë problem. Sipas Rrelit, 80% të femrave përjetojnë një gjendje të lehtë depresive pasi kanë sjellë në jetë një fëmijë, ndërsa 10-20% e tyre mund të përjetojnë edhe depresion të rëndë që zgjat në kohë.
23 Maj 2019, 18:09 -
Rritet numri i të rinjve të prekur nga ankthi, psikiatrja: Marrja e ilaçeve pa recete është e rrezikshme
Në Shqipëri është rritur ndjeshëm numri i të prekurve nga ankthi. Statistika të shumta tregojnë çdo ditë shifra te larta, kryesisht tek të rinjtë. Për Report TV psikiatria Arjana Rreli thotë se rreziku më i madh vjen nga mostrajtimi i kësaj sëmundjeje.
17 Janar 2019, 21:00