Çfarë janë dronët ‘Bayraktar’ që bleu sot Shqipëria, të pajisur me 4 raketa dhe mund të fluturojnë deri në 150 km! Gjithçka duhet të dini (VIDEO+FOTO)

Shqipëria firmosi sot marrëveshjen për blerjen e dronëve ‘Bayraktar’ nga Turqia. Vendi ynë do të marrë fillimisht 3 dronë të armatosur TB2, ndërsa flota do të plotësohet vitin 2023. Firma ‘Bayraktar Technology’ është e specializuar në hartimin e teknologjive transformuese në fushën e mbrojtjes dhe aviacionit. Pajisja me këta avionë do t’u ofrojë institucioneve të qeverisë shqiptare një mbështetje të madhe në nivel operacional, në fusha të ndryshme.

Droni është një mjet ajror luftarak pa pilot i prodhuar nga kompania turke e teknologjisë Bayraktar. Tre njësitë e para hynë në shërbim me Forcat e Armatosura Turke më 29 gusht 2021. Bayraktar TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë dhe kjo mundësohet nga një motor i thjeshtë me helikë dhe po ashtu mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij.

Droni TB2 ka një hapje krahësh prej 12 metrash dhe mund të lëshojë bomba për të shkatërruar tanket dhe artilerinë me ndihmën e një lazeri. TB2 mund të qëndrojë në qiell deri në 27 orë. Droni mund të fluturojë deri në 150 kilometra nga baza e tij. Është e pajisur me 4 raketa. Pesha maksimale e dronit bombardues është deri në 650-700 kg.

Deri në nëntor 2021, dronët TB2 kishin regjistruar 400,000 orë fluturimi në total në mbarë botën. Çmimi për një dron Bayraktar TB2 nuk është bërë publik, por në disa faqe interneti se është 5 milionë euro.

“Bayraktar” është shumë i aftë të godasë pjesët më pak të mbrojtura të frontit të armikut, pasi një dron bombardues godet pa mëshirë kamionët e logjistikës, qendrat e komunikimit etj. Droni është pa pilot, por për drejtimin e tij janë përgjegjës tre persona. Ata janë komandanti, “piloti” dhe operatori.

Por, ky dron shihet si revolucionar për shkak të kostos realitivisht të lirë dhe disponueshmërisë së lehtë. Dronët e mëdhenj ushtarakë të prodhuar nga Shtetet e Bashkuara, sikurse MQ-9 Reaper, kushtojnë dhjetëra-miliona dollarë dhe madje shtetet që mund të përballojnë një teknologji të tillë ka pak gjasa që mund t'i blejnë këto fluturake. Dronët TB2 janë përdorur nga Turqia në ato që ajo i quan operacione “kundër terrorizmit” kundër militantëve kurdë, por edhe në luftën civile që ende po vazhdon në Libi.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • dori: 21/12/2022 11:01

    blen drone,, por nuk ke asnje avion,,,,asnje tank,,asnje top...kjo qeveri duhet te rrezohet...

    Përgjigju
  • laert: 21/12/2022 10:26

    Do na sulmoj Kosova prandaj, duhen 4 te jemi te sigurte. Po si do i shesi erdogani ato nxori leket e pallateve ne LAÇ.

    Përgjigju
  • Bilo pilafi: 21/12/2022 09:33

    Me satitet ca u bo?

    Përgjigju
  • Cimi: 21/12/2022 08:33

    Çi deshe 3 copë é lā Merrshe 1 , leket e dy tjeravei mbashit vete , pse me I bo hekra kot (*_*)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi  SKY ECC/ Policia operacion blic në Elbasan me urdhër të SPAK, për goditjen e një rrjeti kriminal

Zbërthimi  SKY ECC/ Policia operacion blic në Elbasan me urdhër të SPAK, për goditjen e një rrjeti kriminal